VIDEO rrënqethëse në QSUT/ Helikopteri zbret të sëmurin në oborr, aty nuk e pret asnjë staf mjekësor

09.01.2017 13:15:09

Pamjet e mëposhtme tregojnë neglizhencën e stafit mjekësor të QSUT-së dhe moskoordinimin e punës.

Nisma Thurrje ka publikuar një video ku duket transportimi me helikopter i një të sëmuri.

Sapo mbërrin në QSUT, pacienti që shoqërohej nga një familjar, lihet në tokë në mes të të ftohtit duke pritur stafin mjekësor që ta marrë.

Ai ka qëndruar aty për rreth 10 minuta dhe asnjë mjek apo infermier nuk është shfaqur në zonën e uljes së helikopterit.