Videoja e rreme e cila po qarkullon në mediet sociale, tregon se një raketë “shkaktoi” shpërthimin në Bejrut

11.08.2020 16:28:26

Videoja e cila qarkulloi në mediet sociale së fundmi e cila pretendon se një raketë e shkaktoi shpërthimin në Bejrut doli të jetë false. Videoja ishte ndryshuar në mënyrë dixhitale.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, videoja e ripunuar është shpërndarë në Facebook, Twitter dhe në YouTube, ndërkohë thuhet se po qarkullonte edhe në disa platforma të mbyllura si Telegram dhe Whatsapp.

Bëhet e ditur se disa përdorues pretendonin se raketa ishte izraelite.

Videoja është më e shkurtër, e prerë dhe përmbanë cilësi më të ulët se sa pamjet e mëparshme që tregojnë të njëjtat kënde.

Ndërkohë, origjinalja, u ngarkua së pari në mediat sociale më 5 gusht nga një banor i Bejrutit. Videoja është xhiruar në Rue Chafaka, gjysmë milje nga vendi i shpërthimit.

“Shumë njerëz më thanë se videoja ishte false”, tha Mehsen Mekhtfe për CNN, duke iu referuar videove të rreme.

“Por është videoja ime dhe unë e kam origjinalin dhe nuk tregon asnjë raketë aty. Kur njerëzit më pyesin, për videon e rreme, unë u them se është i ripunuar dhe nuk është i vërtetë”, u shpreh ai i cili njëherësh kapi edhe momentin.