Videoja që ka përlotur botën: Foshnja 17 muajshe qanë pranë nënës së vdekur dhe tenton të pi qumësht nga gjiri i saj (Foto/Video, +18)

25.05.2017 10:19:59

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka përlotur gjithë botën, pasi në të shfaqet një foshnje duke qëndruar mbi nënën e tij të vdekur duke tentuar të pi qumështi nga gjiri i saj, duke mos ditur se ajo ka vdekur.

 

Fëmija 17-muajsh dëgjohet në video duke qarë për nënën e tij, por kur e kupton që ajo nuk po i përgjigjet, shtrihet afër saj dhe fillon të pi qumësht nga gjiri i saj, transmeton Telegrafi.

Në momentin që policia është shfaqur në vendin e ngjarjes janë tmerruar kur panë vogëlushin duke qëndruar mbi nënën e shtrirë, e cila besohet se ishte goditur për vdekje nga treni derisa po tentonte të kalonte në anën tjetër të binarëve. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Pradesh në pjesën qendrore të Indisë.

“Në momentin që e pamë një grua të shtrirë në shina, menjëherë e informuam policinë. Por, kur u afruam e pamë edhe një fëmijë të shtrirë afër saj duke qarë dhe pirë qumësht”, ka deklaruar dëshmitarja e skenës së tmerrshme Monu Balkmiki.

Ndërkaq, zëdhënësi i policisë Nand Ram ka deklaruar për mediat indiane se foshnja po qante pranë nënës së tij e cila nuk po i përgjigjej dhe në një moment fillon të pi qumështin nga gjiri i saj.