VIDEO:VENDIMI I PARË I HARADINAJT: SHKARKON KOMISIONIN PËR DEMARKACION

11.09.2017 20:16:06

Me shumë gjasa, është e qartë se pse puna jonë tingëllon kaq emocionuese, për shkak se pas kaq shumë vitesh stagnim dhe kthim mbrapa, tash dyert janë të hapura dhe diçka pozitive po ndodh, po hapen mundësi reale, perspektiva për të ardhme Evropiane gjithnjë e më shumë po qartësohet, tha ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në interpelancën kundër tijë sot në Kuvend.

Në lidhje me marveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, Dimitrov tha se 98 përqind e sajë ishte e kompletuar nga qeveria e kaluar, dhe e akuzoi OBRM-PDUKM-në për hipokrizi.

”Hipokrizi është kur merr pjesë në procesin e negociatave i cili zgjat me vite, udheheq me jo-transparencë dhe akuzon se nënshkrimi është jo transparent. 98 përqind e marrëveshjes me Bullgarinë ishte kompletuar, ka pasur negociata me vite. Atë 2 përqind të përmbajtjes të cilën aritëm ta ndryshojmë përfaqson përmirësim absolut të tekstit, në pjesën e historisë së përbashkët. Në raport me shqetësimet në lidhje me pakicën Maqedonase që jeton në Bullgarinë fqinje, kjo nuk mund të emërohet assesi si përzierje në politikën e brendshme të nje vendi. Një qasje e tillë ndaj fqinjëve, nuk ështe pjesë e politikës së Republikës së Maqedonisë. Kujdesin ndaj pakicës tonë atje, shumë mirë e përcakton amandamenti i dytë kushtetues dhe marrëveshja e përkohshme. Detyrimet e Bullgarisë fqinje burojnë nga konventa ndërkombëtare që rregullon këto çeshtjë në nenin 14 të sajë, i cili nuk ekzistonte në tekstin e mëparshëm” tha Dimitrov, raporton Telegrafi Maqedoni.

Hipokrizia që çoi deri tek përkeqësimi i mardhënieve në nivelet më të larta politike, bëri që Bullgaria të insistoi në një marveshje të tillë. Hipokrizi është të thiresh në fqinjësi të mirë, dhe të mos punosh në përmirësimin e së njejtës. Të vetdeklarohesh, tha Dimitrov, si mbrojtës i interesave kombëtare, dhe të mos ofrosh të ardhme të qëndrueshme për të gjithë qytetarët, kjo është hipokrizi.

Në lidhje me kontestin me emrin me Greqinë, Dimitrov tha se zgjidhja do të arrihet nëpërmjet konsensusit të gjërë kombëtar dhe politik.

”Siç e dini, marrëveshja me Bullgarinë është draft-teksti i parë për të cilin u debatua, para se i njejti të nënshkruhet. Eshtë e qartë se kapërcimi i dallimeve në lidhje me çështjen e emrit, mund të arrihet nëpermjet një procesi transparent. Unë si ministër nuk kam për qëllim që të hap çështje nga e kaluara, qëllimi i të cilëve është konfrontimi dhe bllokimi. Nuk duhet të garojmë se statujat e kujtë janë më grandioze që të jemi komb krenarë. Provokimet janë argumente kundër interesave tona kombëtare” u përgjigj Dimitrov.

Kontesti me emrin, tha ai, është një çështje shumëvjeçare, që kërkon debat gjithpërfshirës, por nuk mund të njejtin t’a injorojmë, elefanti gjendet tashmë në dhomë, shtoi më tej ai.

Sipas ministrit, çështja e refugjatëve po keqpërdoret për shpërndarje të dezinformatave, defokusim dhe për të shkaktuar frikë tek qytetarët. Askush nuk po kërkon nga Maqedonia që të jetë destinacioni i fundit i refugjatëve.

”Opozitës, qartazi i nevojitet një përallë e re. Nuk dëshironi të bisedojmë për të kaluarën, por vetëm keq bëni, me frikësimin e qytetarëve nga refugjatët, të cilët praktikisht nuk ekzistojnë. Në qendrën për pranim në Shkup ka 23 refugjatë, prej të cilëve 18 janë fëmijë, të cilët kanë ikur nga lufta. Promovoni imazh të shëmtuar për Maqedoninë në botë, dhe në këtë menyrë ma vështirsoni edhe më tej punen”, porositi Dimitrov

Gjatë 100 ditëve në qeveri, ai tha se është takuar me 37 ministra të punëve të jashtme, ka dhëne më shumë se 30 intervista, dhe është takuar me qindra përfaqësues të jashtëm. Në mardhëniet me jashtë, Dimitrov e përmendi se për një kohë të shkurtër u tejkaluan tensionet me Sërbinë, dhe mardhëniet më këtë shtet u rikthyen në normalitet.