Vidhnin furgona në Tiranë dhe i ç’montonin në Dibër, një në pranga

07.12.2016 12:59:48

Policia e Tiranës ka arritur të dokumentojnë me prova ligjore dhe të identifikojë autorët e 11 rasteve të vjedhjeve të furgonave.

Në kuadër të operacionit të koduar me emrin “Sprinter”, është arrestuar një person dhe një tjtër ka rënë në pranga.

Më konkretisht ka rezultuar se shtetasi H. Elezaj, në bashkëpunim me persona të tjerë për të cilët po kryhen hetime për identifikimin e tyre, dyshohet se kryente vjedhjen e automjeteve të tipit “Mercedes Benz”, kategoria furgon, në qytetin e Tiranës dhe i dërgonte në rrethin e Dibrës, në një pikë grumbullimi mjetesh të përdorura, ku dhe më pas çmontoheshin dhe shiteshin për pjesë këmbimi.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, janë kryer veprime verifikuese dhe hetimore ku është bërë e mundur gjetja e pikës së grumbullimit të mjeteve të përdorura, në fshatin Renxë, Komuna Fushëqidhën, rrethi Dibër, me pronar shtetasin Erion Mazhi. Është arrestuar si i dyshuar për vjedhjen e këtyre mjeteve, shtetasi:

Erion Mazhi, 25 vjeç, banues në fshatin Renxë, Dibër. Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi H. Elezaj, 48 vjeç.

Në pikën e grumbullimit u konstatuan dhe sekuestruan pjesë të dyshuara të automjeteve të vjedhura në qytetin e Tiranës në kohë dhe vende të ndryshme dhe konkretisht :

 

  • Pjesë fugonash të ndryshëm si,

– Parafango

– Kofano

– Xhama

– Dyer

– Sinjale të jashtëm

– Sedilje, etj.

Pjesë këto të dyshuara të marra nga mjetet e vjedhura në zona të ndryshme të juridiksionit të Tiranës, ku më konkretisht:

 Juridiksioni i Komisariatit të Policisë Nr 1

– Më datë 05.09.2016, në rrugën “Qemal Stafa”, është vjedhur furgoni i tipit “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit D. H.

– Më datë 20.11.2016, në rrugën “Fuat Toptani”, është vjedhur furgoni i tipit “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit A. Sh.

– Më datë 05.12.2016, në rrugën “Sotir Koleja”, është vjedhur furgoni i tipit “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit E. B.

  • Juridiksioni i Komisariatit të Policisë Nr 2

– Më datë 23.11.2016, në rrugën “Vaso Pasha”, është vjedhur furgoni i tipit “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit B. S.

– Më datë 24.11.2016, në rrugën “Tish Dajia”, është vjedhur furgoni i tipit “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit I. M.

  • Juridiksioni i Komisariatit të Policisë Nr 4

– Më datë 26.11.2016, në rrugën e “Dajtit”, është vjedhur furgoni i tipit “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit F. K.

– Më datë 23.10.2016, në rrugën “Myslym Keta”, është vjedhur furgoni i tipit “Mercedes Benz”, në pronësi të një firme për produkte ushqimore.

  • Juridiksioni i Komisariatit të Policisë Nr 5

– Më datë10.11.2016, në rrugën “Skënderbeu”, është vjedhur furgoni i tipit “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit A. B.- Më datë 04.11.2016, në bulevardin “Blu”, është vjedhur kamionçina e tipit “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit Z. M.

  • Juridiksioni i Komisariatit të Policisë Nr 6

– Më datë 20.02.2016, në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur furgoni i tipit “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit R. U.

– Më datë 13.05.2016, në rrugën “Sokrat Mihi”, është vjedhur furgoni i tipit “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit E. M.

Po punohet për gjetjen dhe kapjen e  shtetasit H Elezaj si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.