Vig Poppa marton motrën, shikoni si duket nuse (Foto)

10.12.2016 23:52:50

Për reperin e grupit KAOS, Vig Poppa, dita e sotme ka qenë një emocion i përzier por shumë i vecantë.

Kjo për faktin se motra e reperit, Albulena i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me personin e zemrës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi ku i ka uruar më të mirat motrës së tij.

‘Nusja ma e bukur… Motra jeme@albulena.bardhi. U gzofsh..t’don shum vllau’ ka qenë mbishkrimi i Viganit sipër fotografisë që është pasuar me shumë urime nga ndjekësit në rrjete sociale.