Vijon operacioni i Policisë Kufitare në plazhet e Shqipërisë

06.08.2016 18:24:15

Përmes një njoftimi, Policia e Shtetit bën të ditur se prej dy ditësh, Policia Kufitare ka nisur një operacion në shkallë të gjerë në të gjitha plazhet e vendit për bllokimin e të gjitha mjeteve lundruese që janë pa dokumentacion apo që shkelin perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushueseve.

Gjatë dy ditëve në të gjitha plazhet e vendit janë bllokuar 11 mjete ujore, nga këto një skaf, dy gomone e tetë motorë uji. Operacioni vjen në vijim të punës së përditshme të bërë nga Policia Kufitare që nga fillimi i sezonit veror e deri më datën 3 Ggusht, ku gjatë kësaj periudhe janë bllokuar edhe 13 mjete të tjera ujore