Viktima dhe shkatërrim, stuhia më e madhe në dekada paralizon Japoninë

13.10.2019 09:57:58

Të paktën nëntë persona raportohet të kenë humbur jetën  nga tajfuni Hagibis që goditi Japoninë, stuhia më e madhe e regjistruar në dekada.Tajfuni Hagibis shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje të dherave, ndërsa u shoqërua me erëra të forta me shpejtësi 225 km /orë.Lumenjtë dolën nga shtrati në të paktën 14 vende të ndryshme, duke përmbytur lagje banimi.

Stuhia bëri që disa ndeshje të Kupës Botërore të Rugby të anulohen, por një ndeshje kryesore midis Japonisë dhe Skocisë pritet të zhvillohet sot.Hagibis po shkon drejt veriut dhe pritet të zhvendoset përsëri në Paqësorin e Veriut më vonë gjatë ditës së sotme.

Tajfuni bëri ulje në tokë të shtunën pak para orës 19:00 me kohën lokale në gadishullin Izu, në jug-perëndim të Tokios dhe u ngjit në bregun lindor. Pothuajse gjysmë milioni shtëpi kishin mbetur pa energji.Në qytetin Hakone afër malit Fuji më shumë se 1 m shi ra të premten dhe të shtunën, totali më i lartë i regjistruar ndonjëherë në Japoni gjatë 48 orëve.

Më tej në veri në prefekturës Nagano, shpërthimi i digave përgjatë lumit Chikuma shkaktoi përmbytje të zonave të banuara.Zyrtarët thanë që disa nga të vrarët humbën jetën nga rrëshqitjet e tokës, ndërsa të tjerë u bllokuan në makinat e tyre ndërsa rrugët u përmbytën. 15 persona të tjerë janë shpallur të zhdukur dhe dhjetëra të tjerë raportohen të plagosur.