Arkivolet e zbrazura po futen në Kliniken Infektive. Në këtë repart, mëngjesin e së hënës, virusi korona ia mori jetën dy personave.
Një burrë 59 vjeçar nga Prishtina, e një grua 70 vjeç nga fshati Korishë i Prizrenit quan në 3 numrin e të vdekurve nga Covid-19.
Drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj-Berisha, tha se të dy personat kanë pasur edhe sëmundje tjera.
Ndërkohë në oborrin e klinikës infektive në QKUK, u panë familjarët e viktimës nga Korisha e Prizrenit.