Vincenzo Montella i mbyll dyert Italisë: Dua të qëndroj te Sevilla

19.03.2018 13:30:38

Vincenzo Montella i mbyll dyert kombëtares italiane e cila ka përkohësisht në stol Luigi Di Biaggon por në qershor do të emërojë trajnerin e ri që do të do ta udhëheqë në kualifikueset e kampionatit Europian te vitit 2020.

Në një intervistë trajneri aktual i Sevillas ka theksuar se për të ulja në stolin e përfaqësues do të ishte një ëndërr që mund të bëhet realitet një ditë, por jo tashmë pasi për momentin Montella është i përqëndruar te puna me Sevillan dhe as që e mendon largimin nga skuadra andaluziane në fund të këtij sezoni.

Ish trajneri i Milanit u shpreh i lumtur edhe grumbullimin e sulmuesit të talentuar të kuqezinjëve në kombëtaren italiane, Patrick Cutrone.