Viola von Cramon kërkon heqjen e vizave për kosovarët, thotë se pa marrëveshje me Serbinë nuk ka integrim në BE

17.02.2021 13:04:19

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka uruar qytetarët e Kosovës për 13 vjetorin e pavarësisë.

Cramon ka shkruar se Kosova është vend plot potencial.

“Gëzuar ditën e pavarësisë Kosovë. Ju keni bërë shumë hapa në rrugën e gjatë dhe ajo që është përpara jush nuk është e lehtë. Por, vendi juaj është plot potencial. Paqëndrueshmëria shpesh duket si rregull jo përjashtim, por për shoqërinë do të jetë më i rëndësishëm polarizimi dhe më shumë bashkimi”, ka shkruar Cramon në Twitter.

Ajo ka shtuar tutje se Kosova dëshiron të shkojë përpara në rrugën e saj evropiane dhe se ka shumë punë për të bërë.

“Brenda asaj, ju duhet të luftoni korrupsionin dhe të ndihmoni ekonominë, por dialogu me Beogradin është diçka që nuk mund ta neglizhoni. Pa një marrëveshje me Serbinë nuk ka perspektivë për integrimin në BE”, shkroi Cramon.

Cramon gjithashtu kërkoi nga BE-ja që t’i heq vizat për qytetarët e Kosovës.

“Bashkimi Evropian gjithashtu duhet të bëjë punën e saj, t’i japë liberalizimin e vizave Kosovës, por askush nuk duhet të presë që ka një të ardhme më të mirë përpara pa punë, angazhime dhe madje pa kompromise. Tani ka mundësi të reja, përdorni ato, dhe sot shijoni pushimet tuaja. Urime Dita e Pavarësisë”, ka shkruar ajo.