Virologia kineze fshihet në SHBA pasi tregon të vërtetën për Covid-19

14.07.2020 22:32:41

Një virolog kinez me qendër në Hong Kong ka pretenduar se ajo iku nga Hong Kongu për të “dhënë të vërtetën në lidhje me koronavirusin” pasi autoritetet kineze censuruan punën e saj.

Shkencëtarja Li-Meng Yan, pjesë e Shkollës së Shëndetit Publik tha që ajo u detyrua të ikte në SHBA me qëllim që të ekspozojë mbulimin e Pekinit për shpërthimin e koronavirusit, shkruajnë mediet britanike.

Virologia tani ka thënë se ka vendosur të ekspozojë qeverinë kineze për mbajtjen e fshehtë të shpërthimit në qytetin e Wuhan para se të bëhej një pandemi globale.

Në një intervistë me gazetarin Bill Hemmer, Dr Yan tha se “nuk kemi shumë kohë” kur bëhej fjalë për pandeminë.

“Kjo është pandemia më e madhe që e kemi parë më herët. Është më shumë se gjithçka që kemi parë në historinë njerëzore”.

Dr Yan gjithashtu tha që ajo kishte frikë se jeta e saj ishte në rrezik pasi ajo foli për SHBA-të., ku mbetet e fshehur në një vend të panjohur.

Ajo pretendon se autoritetet e Pekinit kanë ditur për shpërthimin përpara se të pranojnë se virusi veçse kishte ndodhur.