VIRUSI I PADUKSHËM KINEZ DHE INTERNACIONALJA E FSHEHTË KOMUNISTE!

10.01.2021 14:06:06
Nga Ahmet Asani
Të thuash se nuk ka virus kinez, ose ka por që nuk është i rrezikshëm, është njësoj sikur të thuash se idea e këthimit të sistemit monist komunist ka vdekur!
Edhe më naive është teoria e mbështetjes së majtës ekstremiste me arsyetimin se shoqëria nuk duhet patur frikë nga ekstremi i majtë, sepse në rast rreziku është Amerika ajo që merret me te!?
Internacionalja komuniste nga Perestrojka e Gorbaçovit, e cila de fakto ishte mashtrim i internacionales komuniste ndaj botes kapitaliste, e deri sot, per 30 vite veproi në heshtje duke bërē çmos që pushteti dhe kapitali në ish shtetet totalitare komuniste të mbetet në duarë të ish komunisteve, kurse ekonomia e tregut të sabotohet dhe mos te zhvillohet!
Ajo çfar po ndodh sot si rezultat i virusit kinez COVID 19, në fakt eshte një sulm ndaj ekonomise se tregut, ndaj iniciatives private, ndaj njerëzve inovativ me qellim te fundit qe shteti, respektivisht partia në pushtet, ta merr ne dorë ekonominë dhe planifikimin e saj!
Nëse vazhdohet keshtu, detyrimisht qe shteti me kapitalin e grumbulluar do të ndikoj që ekonomia e tregut të kaloj në ekonomi shtetrore! Shteti duke i blere gjitha kompanite para falimentimit, de fakto do të ndikoj në orientimin e sistemit kah ekonomia e planifikuar shtetrore e cila nuk eshte asgje tjeter pos komunizēm shtetror!
Ajo çfar po ndodh tani para syve tanë në fakt eshte fillimi i shkaterrimit të shtreses se mesme, shtresë kjo e njerezve te dijes e iniciatives private. Ne Gjermani shembull, me presionin e te majtes ku veprojmë ish komunistet e Gjermanisë Lindore- ish DDR-i, znj. Merkel ka pranuar që njerëzit me të atdhura vjetore bruto prej rreth 46.000 euro/vit, te radhiten ne kategorinë e atyre me fitim të lartë e me këtë të klasifikohen ne kategorinë e tatimpaguesëve që duhet të paguajnë tatime vjetore të larta!?
Efekti i paketës shtetrore qe shtetet po japin për ta zbutur krizën nga Virusi Corona, per ekonominë e tregut de fakto është një opium i cili mund te krahasohet me efektin qe kanë narkotiket! Në Gjermani ku ndikim te madh ka fryma e te majtëve te ish Gjermanise Lindore, frymë kjo pa kurrefarë iniciative private, ka bere qe edhe CDU-ja e zonjes Merkel te dorêzohet para të majtëve dhe ta bëjë koalicionin ‘kuq e zi’!
Regensdorf , 10.01.2021