“Virusi lëviz shpejt dhe vret”, paralajmërimi i OBSH-së për vendet të cilat...

“Virusi lëviz shpejt dhe vret”, paralajmërimi i OBSH-së për vendet të cilat protestojnë kundër masave kufizuese

31.08.2020 23:15:30

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka kërkuar qeverive që të bashkëpunojnë me njerëzit të cilët po protestojnë kundër kufizimeve të COVID-19.

Sipas medieve të huaja, OBSH theksoi se protestuesit duhet ta kuptojnë se virusi është i rrezikshëm.

“Ne duhet të bashkëpunojmë me njerëzit”, tha kreu i organizatës, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke shtuar se demonstruesit kanë përgjegjësi të mëdha.

“Virusi ekziston me të vërtet, ai është i rrezikshëm”, u shpreh ai.

“Ai lëviz shpejt dhe vret”, potencoi Ghebreyesus, duke iu bërë thirrje njerëzve për vigjilencë.

Deklarata e kreut të OBSH-së vjen pas protestave të shumta të cilat po organizohen nëpër botë, ndërsa në Gjermani së fundmi qytetarët dolën për të demonstruar kundër masave.