Visar Ymeri e tregon të vërtetën tronditëse: Gazin e fusnim në pjesë trupi ku nuk kontrollojnë

21.04.2018 22:55:14

Visar Ymeri në emisionin Oxygen ka treguar se si është futur gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Tha se ato i merrni në rrugë kur Policia e Kosovës i gjuante në drejtim të tyre në protesta.

Por kur u pyet se si i fusnin në Kuvend tha se në këpucë dhe në disa pjesë trupi ku nuk kontrollojnë.

“Ajo është e vogël, në këpucë e fusnim. Dhe kishte raste në pjesë trupi ku nuk kontrollojnë. Ato janë shumë të vogla”, tha Ymeri.