Visar Ymeri: Urime Shqipëri!

06.09.2016 14:44:18

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri ka uruar kombëtaren shqiptare, me rastin e fitores ndaj Maqedonisë.

“Urime fitorja kombëtares dhe lojtarëve e tifozëve të saj nga të gjitha trojet shqiptare”, ka shkruar Ymeri në profilin e tij në “Facebook”.

Ndryshe, Ymeri nuk ka shkruar asnjë fjalë të vetme për përfaqësuesen e Kosovës, e cila mbrëmë arriti një rezultat barazim ndaj Finlandës.