VITET E HUMBURA

03.03.2019 11:18:28

NAZMI RUDARI·FREITAG, 3. MÄRZ 2017

Ti erdhe pahetueshëm mbi mua e ke peshuar sa bjeshka. Ke menduar së do të me fundosësh, e përplasesh si valën. Unë di shumë të tregoj për vuajtjen e heshtjen, si vjeshta. Për vetmin e madhe, robërinë edhe më të madhe, pse dhe si të desha. E kam qëndruar përherë i pathyer, i palodhur gjithnjë si kreshta. Me guximin, e bekimin, e durimin e përjetshëm sa heshtja. Nisi edhe ajo të pëshpëriste e të plaste së humbi durimin. Unë kam, shtigjeve të mërgimit, kthjellëtin e mendjes, por edhe guximin. Ku përfundon ajo përralla e Skënderbeut më shtatë thupra. Tash i heshtur rri e kthehem e kujtoj gjithë ato vite të humbura. Ti je një bir kudre ta them haptas dhe nuk ndiej keqardhje. Prej hiqi mundohesh të ndihesh mirë, por e mira jote është mohuese. Dhe të lutëm o Zot! Mos le gjë në mëshirën e agimeve të mijë. Se pastaj do të mbaroj gjithë ai flijim, sikur flijim Prometeu. Dhe ne nuk do të na zinte, as të gjallë, e as të vdekur, Adriatiku. Miqtë kush janë ata, e kush janë tradhtarët, e kush janë ende në shërbim. Këtë lojë unë kaherë e pata emëruar loja e të marrit, në shërbim të djallit.
Më emra të stisur e mirë të qëndisur, viranet, edhe sot rrinë të strukur. Nuk duken sheshazi as sot, por veprojnë gjithnjë ushejza e shlliga helmuese. Që godasin e vrasin pabesisht e shpesh i gjenë edhe në safe te para. Gulufuq, ulur aty, ata gjembaç të paskrupull, që në gjak e kanë hajnin, krimin, mashtrimin, pafytyrësinë, ligësinë e tradhtinë. Dhe këta nuk kanë besë, as mëshirë nuk kanë, as dhembje. Por ngulfaten e i zënë frymën secilës së mirë. Duke na lënë as të gjallë e as të vdekur së nuk kanë fytyrë. Nuk kanë ndjenjë as shpirt dhe nuk donë ardhmërinë. Ardhmërinë tonë të lumtur e të lirë, jo kësaj ata i frikohen. Prandaj veprojnë plotësisht njësoj sikur në vitet e humbura. Kur krejt çka ishte shqiptare vritej e shkatërrohej. Për t´i qel rrugë hijes së robërisë dhe mykut mesjetar. Që kishte rrëshqitur si rrëshqet lava vullkanike duke djegur. Krejt çka ishte ilire, krejt çka ishte shqiptare e progresive. Atje diku në fund të fundit dielli do zihej me shoshë e në thasë do të futeshin mija kufoma të masakruara. Që të copëtuara si mish për kasap pasi t´u merreshin organet e vlefshme do të hidheshin në gropa gëlqere që më vonë nga të huajt do të quhen varre kolektive. Ti ke ardhur pre andej ku kishe shkuar ku bren miza hekur, dhe te morën në rrugë kur fshije Kalemegdanin, të bënë për vete me kurse dhe të futën në shërbimin e fshehtë e të kthyen në atdhe tëndin e të ndërtuan shpi “përtej Lumit”. Aty për të spiunuar e për të vrarë njerëz të trungut shqiptar dhe mbështolle rreth vete gjithë boshtin e injorancës duke prek në moral, besë e besim të njeriut të thjesht përgatite edhe vrasjen time që ishte një urdhër. Faqenxirë si ti pak ka Kosova fatbardhësisht… Posa kisha mbaruar gjimnazin,… dhe tashmë kisha botuar një numër poezish nëpër revista dhe gazeta të Kosovës. Ato më kishin sjellë edhe emër edhe probleme që nuk i kisha pritur. Poezinë e parë e kisha botuar herët kur isha në bankat e shkollës fillore. Duhet të kam qenë në klasë të tretë dhe edhe vizatimi duhet të ishte i asaj kohe po të dyja edhe vizatimi edhe poezia në njëfarë mënyre ishin imitim i poezisë dhe vizatimit që kishte krijuar e pikturuar motra ime disa vjet më parë…por kjo nuk i interesonte askujt, as mësuesit, as mua as shokëve të mijë e as shkollës, fundja unë e kisha vizatuar, vizatimin në garat e piktorëve të rijnë të shkollës e kisha fituar jo vetëm në garat e shkollës, por edhe në garat e rrethit dhe poezinë e kisha krijuar me rastin e konkursit të hapur për pionier dhe as do të shpërblehesha më vendin e parë e edhe më pak për poezinë e cila ishte plotësisht origjinale dhe në të cilën ishte përshkruar e vërteta mbi macën e motrës sime, ajo ishte vërtet lara, lara dhe ajo po ashtu gjithë ditën rrinte nëpër ara. Kësaj poezie unë i kisha shtuar edhe vargje të reja dhe shumë më, më peshë dhe macën e vogël e kisha bërë trimëreshë që jetën e rrezikon dhe natë e ditë nga armiqtë na mbron. Kjo ishte shumë e vërtet së unë kisha parë betejën e saj shumë shpesh më shtazë grabitqare, por beteja e saj triumfale ka qenë kundër gjarprit të murrmë dhe shumë të rrezikshëm që i shqeu bishtin dallëndyshes dhe i ngrëni gjitha vetë pulës Sharkës, por maca e motrës sime e fitoj betejën e përzuri njëherë e përgjithmonë atë gjarprin e purpurit që e shihje dhe e gjeje gjithkund. Ai ngjitej edhe në katin e lartë të kullës dhe humbiste edhe në vrimat e dheut apo të murit shekullor… Pastaj në shkollë të mesme në fillim më preku ndjena e dashurisë dhe unë, thura vargje e vjersha, balada e poema dashurie, dhe gjatë viteve të fundit e përgatita edhe përmbledhjen e parë më poezi të cilën edhe do ta dorëzoja më vonë në shtëpinë botuese “Rilindja” me titull „Dashuri e Plagë“ pra ishte kjo përmbledhja e parë e dorëzuar e cila nuk ishte më keq se dhjetëra përmbledhje poezish që u botuan atë vjet, por kjo nuk është temë e jona dhe e lamë për ndonjëherë tjetër. Si nxënës gjimnazi më kishte marrë më vete soneti, dhe pasi kisha lexuar shumë për kohën në dorë më kishin mbetur disa kryevepra edhe të poezisë, por edhe të prozës e mbi të gjitha, nuk mund të lirohesha asnjëherë nga Petrarka. Ai i kishte kënduar aq gjatë, e aq bukur, e aq me shpirt dashurisë së Laurës sa ishte thjesht i papërsëritshëm. M´u kujtua Dante e pastaj nga Shekspiri, Shekspiri i kishte krijuar pos tragjedive edhe poezi dashurie, krejt sonta dhe jashtëzakonisht kishin lënë mbresa në mua, disa prej të cilave isha munduar edhe t´i përkthej, por me gjasa mund t´i shqipëroja, por jo edhe t´i përktheja…Gëte, Shileri, Bodleri. Por unë kisha lexuar gjithçka, që gjeja në gjuhën shqipe…Kisha lexuar një pjesë të mirë edhe të letërsisë botërore sidomos të klasikëve të mëdhenj. Ngadalë, por sigurt, nisa edhe kroatisht të lexojë dhe po e blej libra të letërsisë dhe filozofisë botërore . E kisha nisur Erasmus prej Roterdami. Që ishte një prej humanistëve më të njohur vinte nga shkolla holandeze „Vëllazëritë nga jeta e përbashkët“,pra që fuqizojnë mitiken e lajtmotiveve dhe rrjedhën e reformave(devito moderna). Ky lidhi bardhësinë antike më moralin Krishtin. Njerëzorja e tij është e mbështjell më skepticizëm dhe ironi, kurse kuptimësia ishte për përcaktim dhe harmoni, toleranca dhe armiqësia kundër ngushtësisë dogmatike qëndrojnë kundruall përkrahjes radikale të reformacionit. Por gjatë udhëtova më Martin Luterin, që kishte bërë reformacionin e kishës katolike, për të cilin gjerë e gjatë kisha biseduar shumë herë më Anton Çetten, i cili fliste me emocione të veçanta kur fliste për reformacionin e kundër reformacionin. Aty ngjallej ai, dhe disi i s’prishej gjakftohtësia shekullore e renditur si duhet…Gjerat i kisha harruar pothuajse krejtësisht, prandaj më të hyrë në Gjermani isha interesuar për Martin Luterin dhe e kisha përkthyer me fjalor Biogrfinë e shkurtër të tij. Prej nga me kujtohet sot se: Baba i quhej Hans, kurse nëna i quhej Margaretë …Thonë që më përkushtim dhe këmbëngulje pasuron gjuhën gjermane, shumanshëm duke e përkthyer biblën, me një përkushtim të veçantë. Ai si reformator ofroi, liri më të madhe në jetën dhe botën krishtere, por po ashtu edhe pasurojë dhe e ngriti nivelin e gjuhës gjermane edhe më përkthimin e Biblës, por edhe në krijimin e këngëve qofshin ato psalmë apo edhe këngë popullore gjermane…
“ Literatura e mesjetës ishte një krijim kështjellash. Pra njerëzit që kishin krijuar alamet muresh, e alamet kështjellash, dhe kalash, iu kthyen edhe vargjeve. Mos -siguria jetësore luante rol të jashtëzakonshëm në pasurinë e kësaj letërsie. Pasiguria e shijimit të jetës e kësaj epoke luante një fuqi në krijimin e veprës…”, më kishte thënë Antoni.
Pra tash unë kisha ardhur tek burimi i dytë, dhe ky nuk kishte aspak të bënte thjesht më një traditë popullore, por kishte të bënte me një krijim kalorësiak, dhe prej këndej mund të them së në mua ishte mbjell plotësisht ai shpirt kryeneç kalorësiak, dhe si e njoh unë, unë isha mbështetur më shumë në krijimet etike se sa në krijimet krishtere, edhe më keq ishte së kjo formë e përdorje bredharake, ishte preferuar në rinin time, dhe më krijimet e mia që ishin lidhur më krijime dashurie me një etikë, erotike e me një kërkesë edhe seksuale, por që ajo mëshohej nga figura dhe vargu i matur e me strofë rimë e ritëm…Kështu kjo lirikë ish edhe e përcaktuar edhe nga motivi, por edhe nga forma. Poezitë i kisha lexuar nëpër mbrëmje dhe orë letrare, por jo rrallë me kishte ndodhur ashtu si i kishte ngjarë Don Kishotit me mullinjtë e erës dhe më Dylqinën ajo me ndodhi edhe mua më Dritën e shkollat, e sallat, ku lexohej poezia lirike, më zë i kisha parë si kështjella mesjetare, në të cilat mbrohej, nderi respekti dhe dashuria…Por kjo kishte edukuar shpirtin tim së unë kisha mësuar së si duhet vërtet të respektohet e dashura dhe si guxohet të rritet dhe të i ushqente shpresa…Vërtet në shpirt unë isha kthyer në një kalorës që kërkonte t´i kishte të gjitha gjërat e veta : Lirinë, të dashurën, guximin, armën dhe jo vetëm gatishmërinë për të vdekur për dashuri atdhe e nderë, por edhe aftësinë dhe guximin. Pra e kisha kopjuar pikë për pikë Minne poezinë e cila krijohej në mesjetë dhe minne latinisht do të thotë kujtim…Pra lidhja e parë ishte padyshim dashuria, dhe mua asokohe më kishte zënë sikur bryma lulen e hapur…Kurse aspak nuk ishte më i fuqishëm dhe i përputhshëm edhe elementi i dytë. Krijuesit e humanizmit dhe të renesancës iu kishin kthyer krijimeve të popullit. Pra njihej vepra popullore, dhe gjeniu popullor, duke u përfshirë në të gjitha llojet dhe gjinitë, qoftë proza , por edhe poezia, po ashtu edhe lirika dhe gjithë të tjerat që ishin gjetur, kurse rilindja e popullit shqiptarë po ndodhte vërtet, prandaj edhe merrej mësimi nga një rilindje e perënduar, por që kishte lënë gjumë të forta dhe të pashlyeshme për njerëzimin. Pra unë i lexoja më një frymë gjithë veprat e shkruara edhe nga rilindësit shqiptarë, por edhe nga rilindësit botëror, si gjithë bota edhe rilindësit tonë e kishin vënë në qendër të rilindjes heroin kombëtar Skënderbeun, sikur që ishte vënë Till Eulenspiegel gjermanet ose Doktor Faustin etj…” Kishte deklaruar K. Në intervisten e një radioje lokale. Kurse disa muaj më vonë një revistë kulturore kishte botuar edhe këte:
“Librat i bleja, i merrja, me kredi, së atëherë ishte e mundshme…Kështu qe bibliotekës time shumë të pasur shqip, që ishte meritë e vëllait iu shtuan edhe librat e shumët në gjuhën kroate. Kurse në vitin 1970 fillova ta begatoja bibliotekën time edhe më botime frëngjisht dhe pata rastin që disa prej veprave të Balzakut të Kamys t´i lexoja edhe origjinal në frëngjisht…dhe jo vetëm këto, por edhe “Këngët e Rolandit” e shumë e shumë të tjera. Këtë e kam trajtuar bukur mirë në tregimin tim(…) Këtë kohë e pata goditjen e parë thyerjen dhe fyerjen e parë. Dy recensentet që kishin refuzuar dorëshkrimin e parë timin ishin ata që nuk ishin mbështetur aspak as në vlerën e as në rëndësinë e poezisë. Unë pata vetëm një bisedë më ta dhe u habita më qëndrimin e tyre sa naiv aq edhe të marr, njoha forcën e një idiotësie. (Prandaj edhe e kam kuptuar më vonë gjithë atë përpirë të A.dhe B….)Të dytë më vonë në njëfarë mënyre do të kërkojnë edhe falje, por unë mendoj së ata shumë kanë dëmtuar zhvillimin e letërsisë sepse kanë qenë të deformuar qoftë si redaktor e qoftë si recensent, edhe si njerëz edhe si krijues, shumica e tyre janë kompilator dhe kopjues të një realizmi dogmatik socialist, por edhe si intelektual, ishin njerëz të gjymtë si në recensonim dhe si në angazhimin e dijen. Shumica e tyre kishin triumfuar duke mohuar popullin e vet dhe vetveten. Ata të dytë, por edhe kryeredaktori atëherë kishin punuar dhe kishin stimuluar e nxjerr vëllezërit e tyre krijues, farefisin e tyre, së kështu kishin vepruar ata para tyre, dhe do të veprojnë edhe ata pas tyre,e edhe sot i kanë të njëjtin ves, e të njëjtën shprehi, por çfarë krijuesish se. Një bisedë që pata më njërin prej tyre ishte më shumë bisedë hulumtuese e imja së se sa bisedë rreth asaj që kisha shkruar. Bile njërit prej tyre i shpëtoi edhe një fjali që për mua ishte mjaft. Si ke menduar së ne i botojmë këso provokimesh ti duhet të na tregosh së kush është pas tyre… poezi provokuese? Ti duhet të na thuash kush është pas tyre…E njëjta pyetje do të më bëhet 24 vjet më vonë për përmbledhjen “Helm e Gjak” nga inspektorët e sigurimit serb famëkeq UDBA.
“Na thuaj kush t´i shkruaj poezitë dhe ne të lirojmë.” Pai normalisht unë kisha heshtur në këso pyetjesh ata vazhdonin rrugën e tyre të idiotizmit:
“Pse nuk thua se t´i ka shkruar Rugova.”
Unë nuk them së një pjesë e poezisë ka mund të jetë e ndikuar nga poezia botërore, por edhe shqipe që e lexoja atëherë, por sidomos më kishin ushqyer siç thash mjeshtrit e mëdhenj si Shekspiri, Gëtë, Shileri, Dante, Servantesi, Petraraka, po pse jo edhe Lasgushi, Mjeda, Fishta, Kahjami e shumë e shumë të tjerë. Por unë isha vërtet një vullkan origjinal që mund të shpërtheja, jo me imitime, jo më përshtatje e kompilime siç ndodhnin gjërat aso kohe. Unë e kisha një shpirt zjarr, plot ndjenja plot emocione, plot energji, dhe qysh nga lindja më kishte përcjellë shpirti poetik e lirik, prej ninullave nëpër legjenda , mite e përralla deri tek poezia moderne…Kisha grumbulluar dije e energji dhe kur nisa të shpërthej lulet e parë shpata e tyre goditi lozën e shpirtit tim, dhe më plandosi për toke…Më ishin kërcënuar shumëfish dhe në emër të ndihmës dhe këshillës ishte censur e tmerrshme. Disa kohë hoqa dorë dhe vendosa vetëm të lexoja dhe të studioja më tutje. Kurse sprovat krijuese vendosa t´bëja më pseudonim dhe nuk ndërrova shumë vetëm mbiemrin e ndërrova dhe në vend të tij e vendosa emrin e babait pra unë quhesha N. Rr….dhe pikërisht një cikël të përmbledhjes “Dashuri e plagë “ e dërgova në “Bota Sot”të cilën e udhëhiqte Ibrahim Rugova. Unë e dija së ai nuk me njihte, por edhe unë nuk e njihja. E kisha parë kundruall në korridor të katedrës dhe kisha përshtypjen së ai ishte shoku i mirë më S. H. dhe R. I….Rugova ka pasur shokë dhe miq në secilin kënd së ai vërtet ka qenë trim i mirë më shokë shumë, por aso kohe kisha përshtypjen së ai duhej të ishte më intim më këta të dy sikur që kisha përshtypjen për J. G. që kishte shokë më të përafërt S. B…Por kjo nuk është gjithnjë kështu unë kam pasur shumë shokë më të cilët me lidhte puna, por më të afërt i kisha ndonjërin që fjala vjen edhe nuk mund të takoheshim për ditë…Strumbullar i gjithë fuqisë mendore shqiptare dhe gjeniu i heshtur me një të folur karakteristik, me një diksion të përsosur, me një dhe të paluhatshme dhe të pashoqe ka qenë padyshim. Anton Çetta Vërtet kishte krijuar Çetta studentesh punëtor e të jashtëzakonshëm. Anton Çetta ishte një prej studiuesve më të durueshëm të së tashmes, të së shkuarës dhe të së ardhmes së popullit shqiptarë të viteve 80, por ndoshta edhe shumë më herët. Aty ishte mbledhës dhe studiues i popullit shqiptarë në tërësi. Kishte grumbulluar folklor në gjithë Kosovën e sidomos në Drenicë , por ishte njeriu më pak folklorikë që kam njohur ndonjëherë…ai kishte thithur atë që duhet sikur bleta nga dija e popullit, por e dinte së kjo nuk mjaftonte aspak për të ecur drejt ardhmërisë së sigurt, prandaj si urtësi ai secilit send i kishte dhënë vendin e vet. Ai e dinte mirë së ujërat duhet qetësoheshin dhe po ashtu e dinte mirë së folklori ishte një flakadan që ndizej e fikej sa për ta mbajtur shpirtin gjallë, por gjithë ata që ishin folklorik në jetë jo vetëm që ishin qesharak sikur Don Kishoti dhe Gargantua, por ishin të denoncuar për humbje siç kishte ndodhur deri me tashti. Prandaj ai Antoni filloi ta qëronte qepen ngadalë, ngadalë dhe më durim. E gjete shpirtin e pastër të shqiptarit dhe nisi ta edukoj atë dhe njëri prej nxënësve më të devotshëm të tij duhej të ishte edhe I. R. Zgjedhja e kandidatëve bëhej që në fillim të vitit të parë studiues dhe niste më një hartim provues ku Zotëri Anton Çeta haptazi deklarohej:”Ti Iks Iksi je njeri prej studentëve më të mirë që kam pasur ndonjëherë. Kurse ti X.Y. të kisha preferuar ta lësh katedrën e shqipes e t´i drejtohesh ndonjë lënde tjetër. Nuk e di sa e kishin preferuar e konsultuar studentet këtë këshillë, por kjo ndodhte dhe ndodhte hapur dhe para të gjithëve…Pra ky ishte guximi i Antonit të prodhonte miq e miq hapur apo miq e armiq hapur…
Tash ti e di dhe mundesh më e marr më mend atë guxim intelektual dhe atë gjendje që krijohej pas atij akti…pra ky duhej të kishte ndikuar sa edhe tek Rugova, sa mbetet për t´u thënë më vonë. Ata mund të jenë takuar lehtë në një këso ore në një kësi ballafaqimi, por edhe nëse nuk ka ndodhur kështu jam sigurt së, ata nuk janë takuar, as në mal e as në gjueti, as në lamë e as të rrota e mullirit, sikur që ndodhte me disa njerëz dhe trap i shihje pastaj në ballë të institucioneve…Te kthehemi ne temë. Pra unë i kisha krijuar më përkushtim këto poezi dhe isha një poet i lindur si thuhet, por edhe një lexues i pasionuar qindra e qindra libra i kisha lënë pas të lexuara dhe doja t´u thosha recensent se ata më së paku kishin të drejtë, kur kërkonin autorin diku tjetër, por pranimi im si autor do t´i thyente konditat dhe shpalljet prej gjeniu, që i kishin bërë ata njeri tjetrit. duke i falur jo vetëm poezi, por edhe përmbledhje. Por ajo që i kishte trandur ata ishte së unë kisha përdorur pseudonim edhe përmbledhjen e kisha dorëzuar më pseudonim NaRri…dhe aso kohe nuk më kishte shkuar mendja së mund të qëllonte dikush, më emër dhe mbiemër të vërtet, si ky pseudonimi im…Sidoqoftë Gazeta “Bota e re” nuk i kishte botuar ende asnjë prej sonatave të cilat njeriu mund t´i botonte, edhe një nga një ose dy nga dy siç bëri Vehap Shita në Rilindje…pra Vehapi ishte shumë më i guximshëm së dy recensentet e mijë, Vehapi ishte tip i redaktorit që merrte ose edhe e hidhte gjithë poezinë, pra nuk riprodhonte poezi, as skicë, e as prozë, e kishte metrin, vlen nuk vlen, por unë e kam çmuar, nga ky hap si përkrahës të krijuesve të rinj, hulumtues i talenteve të rinj dhe përkrahës njëkohësisht. Aso kohe ai duhet ta ketë pasur kulturën në Rilindje po viti ´71 – 74.” Te gjitha këto i kishte deklaruar K. Dhe kishte filluar t´u përgjigjej pyetjeve tjera.
“Ky pseudonim duhet t´i ketë hutuar aso kohe një pjesë të krijuesve. Unë i kisha pyetur disa se a e njihnin Nar Rroten.
“Jo.”, më tha njëri. “Nuk jam fort i sigurt, por lehtë bëhet së mësohet. Për dy arsye e them këtë. Një është një poezi dashurie dhe ai nuk do të njihet njëherë si autorë, sepse është njeri tepër serioz, është njeri që ka para vete alamet proze, alamet karriere, dhe kjo mbase do ta luhaste perspektiven e tij, dhe e dyta i epet një vend shumë meritor, e ke parë në faqe të dytë të Rilindjes duhesh të jesh emër për të zënë vend aty…Aty zënë vend kokat më të ndritura të kulturës shqiptare dhe normalisht aty, zë vend vlera. Dukët hapur së këto poezi kanë një vlerë të jashtëzakonshme dhe janë freski e prandaj u hodhën aty, në ram, por së ky njeri është një krijues më përvojë dhe mjeshtër i pendës nuk ka dilemë…Ai pothuaj ka përdorur të gjitha figurat prej aliteracioni e deri në Metaforë, pastaj ai përdor ritëm e rimë të kryqëzuar dhe, edhe më shumë, ai krijon me rrokje të matura, e një lloj poezie, po ashtu edhe me vargje të matur sikur që është soneti, dhe që në letërsi botërore e përdori si më suksese Petrarka. Unë qesha më zë së aso kohe e kisha një qeshje të jashtëzakonshme me të cilën e vrisja cilin doja…” sqaron K.
“Pse qesh u inatos tjetri…mos ja çaj nënën.”
“Me ty.-thash unë.” Nisi të spjegonte K. ”Ti je gjithnjë serioz.”, i thash, “dhe ajo që më lumnon është së ti rezonon mirë. Ndoshta edhe për pjesën e parë ke të drejtë, por për pjesën e dytë, së ky krijues duhet të jetë i pjekur dhe duhet të jetë ndikuar nga Petrarka e Dante jam i sigurt se plotësisht ke të drejt.”, i thash dhe shtova;” Edhe mua më tingëllon ashtu. Vërtet, unë nuk dëshiroja që ti të më epje përgjigje serioze as analitike, por arsyetimi i yt ishte edhe bindës.”, thash dhe tash u hamenda: “Po sikur edhe redaktori të kishte menduar si ky? O zot sa do të zhgënjehet kur ta ngrinin të nesërmen recensentet e mijë e t´i thonë:” Oho jo, jo nuk është e ke gabim ti. E njohim ne atë…”ai është një i dyshimtë”kjo është fjalia gjeniale që elita kulturore ja hidhte në shpinë një intelektuali me guxim qytetar.”, pvrfundova.
“ Jo, jo nuk mund të ndaloni K.”, foli gazetari.”Kjo është shfrytëzuar dhe është thënë për secilin. Kësaj fjalie nuk i ka shpëtuar asnjë ama asnjë …”më dukët i dyshimtë, është i dyshimtë”…Kështu thoshin dhe kështu thonë gjithnjë ata që janë lidhur ngushtë më sigurimin sekret udhën dhe pastaj sa hap e mbyll sytë shpërndahej në gjithë Kosovën sa njeriu bëhej të mos e njihte vetën, as para pasqyre…e tani, ajo mikroborgjezi shërbyese, e marrë ndihej e qetë, por gjithnjë e trandur dhe e çmendur…” përfundoi ai.
“Unë nuk e di si ka shkuar, por e di së zhurmë që nuk me pëlqej nisi të bëhej rreth pseudonimit tim. Prandaj atë ditë qesh nisur të shkoj në redaksinë e Bota e re dhe të marr dorëshkrimet e mija. Dhe vendosa të ikja nga kjo botë mjeranesh dhe gjugjmagjugjësh. Kështu e kisha quajtur unë dhe ashtu edhe ishte…Botë që mburrej më lidhjet që kishte më Beogradin dhe që vinte në pushtet nga më urdhrin e Beogradit dhe Botë që kontrollohej deri në palcë nga Beogradi, dhe ja këta janë sot ata patriotët e lavdishëm që do të mburrën më veprat si “Kur kositën livadhet”si që të bënte të vjellësh së nuk kishte ama asgjë të përbashkët më jetën e shqiptarit si “Karavani i bardh” ku shqiptari poshtërohet e fyhet shumëfish se kërkon të jetoj i lirë dhe deformohet qëllimisht tradita shqiptare si “Malësorja” që mundohet të realizohet si një epë kombëtar e ku hidhen e i veshën gjithë veset shqiptarit të mjerë dhe gjithnjë pa perspektiv. Ku akti i dhunimit nuk tentohet të epet ashtu si është i izoluar, por epet si ves i përgjithshëm kombëtar si Rushat që nuk piqen kurrë…si Quo Wadis djalo dhe mënjanohen me gjithë mend e qellim letërsia e angazhuar që kërkonte një zgjidhej drejt ardhmërisë, letërsia që kishte një filozofi ekzistenciale apo edhe letërsia bashkëkohore që duhej ta fuqizonte shpirtin e rezistencës dhe ecjen përpara…Popullin shqiptarë të Kosovës i bën të ecin përpara në bankat e shkollës krijimtaria e rilindëseve fatbardhësisht që mbillte më ëmbëlsi e dashuri atdhedashuri, kurse studiuesit letërsia botërore që viteve të 70 e 80 po përhapej më të madhe edhe nga kroatishtja, por nga librat që hynë nga Tirana pas një liberalizimi të ´74 Në këto vite vjen një gjeneratë e re që nis interesimin e jashtëzakonshëm për gjuhët e huaja dhe gjatë gjithë kohës pastaj do të jenë dy tabore të mëdha një pro evropiane që mbështet në njohjen e një gjuhe të huaj frëngjisht, anglisht e edhe gjermanisht, por kjo e fundit më pak së nuk qe lejuar të mësohej nëpër shkolla…e cila do të akuzohet nga burri i dytë i cili mbështetej plotësit në gjuhën kroate dhe ishte mbrojtëse e realizmit socialist dhe pikë mbështetje i kishte plenumet dhe konferencat e partisë së punës së Shqipërisë, por edhe të Partisë komuniste të Jugosllavisë. Dalëngadalë dhe herë pas herë konfliktet do të jenë të ashpra dhe prijësi i taborit i krijuesve që përfillnin plenumet pas një kësi plenumi do ta shkruaj një libër, jo më pak së 400 faqesh, ku taborin tjetër do ta shaj, e fyej do ta quaj sikur xhaxhai, më i vjetër lëndë për shportën e mbeturinave” Ti falënderohen zotit të gjorët që nuk e përfilli sigurimi ofertën e Qerosit së ai ja vuri në fërtele, jo më pak së 100 krijues e si thotë populli ngrehe një kashtë së dalin gjashtë sipas Qerosit ata duhej të dënoheshin për tradhti, që kishin bërë ndaj kulturës popullit, partisë .Por Beogradi sigurisht e kishte parë të dobishme sikur që e shihte mik secilin që shkatërronte kulturën, dijen dhe mendimin e popullit shqiptar, për ta ishte mirë edhe perëndimore vetëm mos të jetë ndikim kombëtar shqiptarë. Kjo si dukët e la Qyqen më thes krahëve dhe ai e shfrytëzoi këtë për t´i akuzuar pastaj ata direkt, e indirekt, si renegat që mbanin lidhje të forta më Beogradin dhe që nuk mund t´i rrezikoj njeriu edhe kur mbron parimet dhe plenumet e partisë…dhe a kishte të drejt Qerosi. Unë them se po dhe mund të thuhet sot sikur që ka ndodhur atëherë mbi 50 për qind e krijuesve nuk ishin asgjë pos pjellë dhe silueta të vjella ose të pjella nga sigurimi serb. Ata zënë vende kyçe pastaj në jetën kulturore dhe politiken lokale e më lart. Ata ishin vrasës të heshtur. E pra përballë të këtij tabori vihet tabori evropianë, snob që po sillte kulturë të huaj ishte ky farë Ibra që kishte ardhur prej një shkolle të lodhur ku kishte dhënë mësim, që kishte takuar Anton Çetën i cili do t´i ketë preferuar ta shihte filmin Kleopatra, dhe do t´i kishte preferuar të lexonte literaturë për Humanizmin e Renesancën, por edhe shumë për reformacionin dhe kundër reformacionin e kishës Katolike. kishte preferuar që t´i njihte krijuesit e letërsisë së vjetër shqipe e sidomos ata që kishin krijuar. “Unë Dom Gjoni i biri Gjon Bedek Buzukut duke e parë se gjuha shqipe po ka vështirësi edhe në të dëgjuar edhe në të shkruar vendosa të shkruaj shqip”Amen!” Dhe prej këtij Betimi ai sigurisht së duhet të ketë udhëtuar drejt Pjetër Bogdanit të shenjtë e gjithë shqiptarëve të tjerë deri tek penda ime që ia kisha dorëzuar ciklin e poezive sonet me 3640 vargje, “Dashuri e Plagë”… I kishte preferuar të lexonte kryeveprat botërore dhe në shumë gjuhë dhe sigurisht do ta ketë përkrahur në çdo kohë dhe secili moment…
Duhej të ketë qenë fundi i vitit dhe ishte një ditë me shi. Toka ishte e mbuluar nga bora e ditëve të shkuara diku, diku dhe sidomos ajo ende kishte rezistuar shiut në ato vende ku ishte shkelur. Temperatura ishte ngritur dhe i ngjante një ditë dimri që paralajmëronte së pushteti i verës po bëhej gati. Unë sado kisha marr një cilësim të shkëlqyeshëm për poezinë ndihesha jashtëzakonisht i zhgënjyem. Asnjëherë në jetë nuk e kam kuptuar pse me ndodh nganjëherë që jeta të më dukët aq e pavlerë, e aq e pakët sa të gjitha ambiciet, të gjitha dëshirat, të gjitha ëndrrat nëse nuk vriteshin binin për tokë. Jo vetëm krijimi po as punët tjera për të ekzistuar më nuk kishin rëndësi. Isha zhveshur nga ai inati mobilizues luftarak dhe u kisha dhënë të drejtë gjithë mohuesve të mijë. Unë nuk isha asgjë dhe unë isha një hiq i hiqi. Ose unë isha një fuqi dhe një gjeni. Ç´rëndësi kishte kjo për mua.
Koka më ushtonte nga zhurma dhe polemika që pata më B.K, S.S , R.R. Zhurma bëhej për krijimin, për vargun, për poezinë, për ndikimin, për letërsinë, për kahet e saj, për atë çka po ndodh me ne. Ata me treguan se natën që shkoi kishin pasur krijuesit një takim letrar në lokalet e Rilindjes dhe ishte shkuar zhurmë e potere, dy taborët kishin debatuar dhe e kishin sulmuar njëra tjetrën. Bajrami kishte marr qëndrim të prerë në anën e Qoses dhe ky qëndrim për pak ditë e solli asistent në Institutin Albanologjik. Unë isha i shkëputur prej këtyre gjërave dhe atje në periferi nuk ndodhte asgjë e këtillë e këtij niveli. Kjo më dhembte shumë…aso kohe unë edhe studioja edhe punoja këtë punë që e kryej edhe sot jepja mësim…Dalëngadalë gjërat u thelluan dhe stërholluan dhe më në fund u ndriçua gjithçka, tashmë nuk me kujtohet secila fjalë, por e di së unë krijova bindjen së Bajrami kishte gabuar në qëndrimin e tij dhe kjo që ai e thoshte nuk kishte të bënte, as më të vërtetën as më dijen, e as më mendimin kritik për artin e as më kulturën në përgjithësi. Unë nuk e mendova së ai do të prekej aq shumë, por po të kisha ecur ashtu si ata dy tjerët Syka e Rushi ndoshta edhe nuk duhej të kisha folur fare, por unë e shihja vetën në mesin e miqve dhe ashtu ishim ne gjithnjë i copa rezerva dhe me guxim të pashoq intelektual, thash së duke u nisur nga ajo që po shkruhet dhe nga ajo që ju po thoni sot unë marr guximin dhe them së tabori i I. R. ka të drejtë.
– Ti je njeri prej snobëve patë thënë Bajra dhe për disa vjet rresht jo që nuk më patë folur, por nuk që kursyer duke me mohuar si krijues deri me rastin e tekstit të dramës”Letra e Bardhë”…Edhe kjo mbase do të më kushtoj shumë por unë nuk do të ndërrohesha më asnjërin prej tyre…
“Asgjë e aspak. Unë dëshiroja vetmi, dhe atë e kisha, Unë dëshiroja trusni, dhe atë e kisha. Unë kisha punë dhe libra të mjaftueshme, dhe kjo do të më mjaftonte. Dhe shumë herë kisha thënë së do të tërhiqem atje në fshatin e lindjes, atje në malësi, dhe të punoja si një mësues i thjeshtë, dhe fund. Por kjo nuk ndodhi kurrë sepse atje edhe më hiq nuk të linte pushteti rehat. Pra kisha kuptuar së në kohërat e diktaturave, në kohërat e ndjekjeve, në kohërat e dhunës e torturave më së mirë ishte të jetoje në qendra sa më të mëdha…sepse në qendra më të mëdha gjënë mundësinë e veprimit, gjënë shoqëri çfarë ti dëshiron dhe mund të fshihesh e maskohesh shumë herë më lehtë së në vendet rurale e të vogla, ku secili e njeh tjetrin dhe secili ja njeh edhe frymëmarrjet tjetrit…Pra atë ditë krenaria kishe rënë zharg, përtokë dhe isha një prej pesimistëve më të mëdhenj të Botës. Dhe një prej shumë gjërave që kanë drejtë gjermanët është thënia së pesimisti është një pleh. Pleh që nuk vyen për send .Pleh që as arat nuk vyen për t´i plehëruar…Mua assesi nuk më pëlqente kjo gjendje sepse isha ëndërrues i madh, por nganjëherë bija në te dhe kështu ndihesha i pavlerë, e bosh, edhe pse isha në të njëjtën kohë një student i mirë, edhe pse në të njëjtën kohë kisha punën e rregullt, dhe merrja një rrogë më të cilën jetohej mirë. Unë doja më shumë, dhe shumë më shumë. Mbase ajo quhej famë , por unë assesi nuk e pranoja…dhe tashti nuk isha goditur vetëm në sedër, por edhe në shpirt së kisha aluduar e besuar së jam krijues dhe krijues i madh, se jam gjeni e gjenit kisha menduar më të drejtë nuk mund t´i pushtojë e as robëroj askush. Atëherë kështu mendoja unë, por tashti them së kjo nuk qëndron dhe nuk është aspak e vërtet edhe gjenitë kultivohen, ritën dhe zhvillohen. Edhe ata janë një lloj që donë kushte, e kujdes, të veçantë. Fatkeqësisht kjo më kishte munduar gjithë jetën…Me gjithë këtë zhgënjim isha futur në njërën prej dhomave të barakës…Aty ku ishte edhe ai. Ai nuk që i vetëm dhe pasi kërkova unë dolëm në dhomën tjetër që ishte zyra e punës së tij. I tregova kush jam dhe pse kisha ardhur. Ai më shikoi qetë dhe gjatë. Fliste rrallë dhe linte përshtypjen së po dëgjonte më vëmendjen e gjithë botës. Dalëngadalë retë e zhgënjimit po iknin dhe në llafe pas kafeje e cigare pas cigare e shtirem bisedën.
“Shiko miku im ,-tha ai.-i kam lexuar disa herë poezitë tuaja dhe më kanë lënë mbresa të veçanta. Unë kam një vërejtje të vogël dhe më pëlqimin tënd normal ti do të arrish shumë lehtë ta tejkalosh këtë pengesë. Fjala është së në 3670 vargjet tuaja tek tuk përdorë mitologji greke e romake, përdorë heronj po ashtu grek e romak, por sigurisht së ti e di së ne jemi një popull që nuk na mungojnë mitet dhe legjendat tona, prandaj ti do ta marrësh poezinë dhe deri më 15 të muajt që vjen, e pastron nga mitologjia e huaj dhe e zëvendëson më mitologjinë Iliroshqiptare dhe e tëra do të botohet kompletë në revistën numër dytë, pra në Plejadë … Nëse ti ngul këmbë, ne e botojmë edhe kështu si është, por mitet tona pastaj nuk do të ndihen mirë dhe nëse ato nuk ndihen mirë, kush ka për t´ua quajtur hallin pos nesh. Bindu së askush dhe kështu edhe ata do të jenë më të zbehtë kurse ne, do të ndihemi më të lodhur. Edhe mitet e heronjtë duhen ushqyer e le më populli, populli o mik është sikur foshnja do kujdes të madh, e ne nuk guxojmë ta lëmë në rrugë sikur të mjerët e Hygos…Populli do ndihmuar me dije, me shpirt, me përkrahje, dhe nëse nuk e bëjmë ne, kush e bënë…askush…dhe këtë më sa po e shoh unë, ti po e bëke shkëlqyeshëm, po përhap dritën e dijës në shkollë, dhe po shkruan poezi të shkëlqyeshme. Mos harro kjo nuk është pak. Ec ngadalë por ec sigurt …Ishte e pamundshme të besoje së me një njeri të cilido kalibri intelektual do të bisedoje aq gjatë…unë bëra ashtu si më tha i zëvendësova mitet dhe heronjtë e huaj me mitet dhe heronjtë pellazg –iliroshqiptar ditën e caktuar ja qova prapë dorëshkrimin. Ai me priti më një buzëqeshje të qetë dhe e mori dorëshkrimin i qetë dhe miqësor. Unë nuk u ula, por dola duke u kërkuar falje për ndërhyrjen…Ai më shikoi gjatë dhe më një buzëqeshje të qetë. Shumë njerëz flasin shpeshherë edhe pa folur, por Rugova ka folur gjithnjë edhe pa thënë asnjë fjalë. Edhe pse nuk i njihja e ndjeva mirë së nuk po ndihej mirë në shoqërim të tyre…Rugova e dinte së kisha edhe dy tri pseudonime tjera më të cilat dilja herë pas herë publikisht. Poezitë e dashurisë u botuan të gjitha në Plejadë dhe unë gjeta qëllimin e jetesës. Ai më hapi sytë sikur që hapi sytë edhe të gjithë popullit tim . Nëse nuk do të jetosh për vete, nëse nuk ke guxim. Atëherë jeto për popullin tënd të robëruar ndihmoje atë. Dhe kjo tashti është barabartë me nëse nuk ke forcë të jetosh për vete e as guxim atëherë kthehu e jeto për atdheun tënd të lirë dhe popullin tënd të lirë ndihmojë të ndërtojnë demokracinë lirinë dhe atdheun…I bashkoj në një atdhetar e tradhtarë përball armikut një gjë të këtillë ka ditur dhe e ka arritur vetëm Rugova…” , përfundoi K.
“ Shikues të nderuar!”, foli Gazetari. “Këto janë gjëra që ndodhin pos njëherë dhe thuhen poashtu pos njëherë! Natën e mirë!

Fragment nga “Portretet Reale” botuar 2016 Ferizaj.