Viti 2017 filloi keq në Maqedoni, gjenden të vdekur tre persona

02.01.2017 22:57:16

Viti 2017 ka filluar keq për qytetarët e Maqedonisë pasi në tre qytete të ndryshme janë gjetur tre persona të vdekur.

Personi i parë nga lëndimet e rënda pas rrëzimit nga kulmi i shtëpisë në Ladorishtë të Strugës mbeti i vdekur. Bëhet fjalë për 48 vjeçarin S.M.

Personi i dytë i vdekur ishte 67 vjeçari 67 Gj.T nga fshati Vollkovë i Shkupit, i cili u gjet pa shenja jetë në banesën e tij.

Personi i tretë, është gjetur gjithashtu në banesën e tij i vdekur. Bëhet fjalë për personin I.T.

Për dy rastet e fundit, është dhënë urdhër nga Prokuroria Themelore Publike që të bëhen autopsi dhe të vërtetohen shkaqet.