Viti 2017, viti i përfshirjes të të rinjve në vendimmarrje

12.12.2017 10:06:34

Të rinjtë kosovarë janë të interesuar dhe angazhuar në forma të ndryshme të kontribojnë në shoqëri, por ndër shkaqet kryesore të mungesës së perspektivës për këta të rinjë vazhdon të mbetet mungesa e perspektivës ekonomike, liberalizimi i vizave , mungesa e integrimit dhe sensibilizimi organizativ.

Avdullah Hasani – koordinator nacional për gjeneratën e re, i ftuar në emisionin e mëngjesit në RTK, tha rinia e Kosovës ka një rini aktive dhe promovon qytetarin aktiv përmes organizatave te shoqerise civile ndërsa qeveria e Kosovës nga viti në vit po e rrit dinamikën e mbështetjes për këto organizata.”Qeveria e Kosoves për gjeneraten e re në vitin 2017, sidomos me themelimin e qeverisë së re, ka ngritur numrin e të rinjëve në vendimmarrje brenda institucioneve sidomos nëpër kabinete ku për herë të parë brenda kësaj qeverie ka këshilltarë të angazhuar për gjeneratën e re”, tha Hasani.

Kjo përvojë sipas Hasanit, nga ana e institucioneve të Kosovës paraqet vullnetin e gjeneratës së re që e kanë kërkuar qe shumë vite të kenë përfaqsues të tyre më afër vendimmarrjes në Republikën e Kosovës

“Këta këshilltarë, për momentin janë të angazhuar në shtatë ministri dhe kanë fokus fuqizimin e programeve dhe projekteve brenda ministrive”, tha Hasani.

Ai pohoi se me këtë dinamikë të punës dhe angazhimit të të rinjëve jemi shembull në rajon për fuqizimin e gjeneratës së re, por, sfida e cila po përballet rinia e Kosovës më së shumëti mbetet ende ai i përdorimit të substancave narkotike.