Viti i Ri arriti në Zelandë të Re dhe në Australi (Video)

31.12.2016 18:02:33

Viti i Ri arriti në Australi, ku si çdo vit tjetër është shënuar me fishekzjarre spektakolare.

Përveç në qytete, Viti i Ri u shënua edhe në plazhet e shumta, ku nën tingujt e muzikës qytetarët argëtoheshin dhe uronin për një vit të mbarë.

Për ndërrimin e moteve, ishin të angazhuar mijëra policë, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë incident serioz që do të zbehte natën festive, transmeton KosovaPrtess.

Ndërkaq, vendi i parë në botë ku arrin viti 2017 është qyteti Auckland në Zelandën e Re.

Për dallim nga pjesa më e madhe e botës, këto dy shtete e presin Vitin e Ri në sezonin turistik “veror”! Shumë turistë shkojnë në këto dy vende për ta përjetuar ndërrimin e moteve në mënyrë më të veçantë.