Viti, i vjedhin arin, telefonin dhe dokumentet personale

30.12.2018 15:05:46

Në fshatin Tërpezë të Vitisë ka ndodhur një rast vjedhje.

Një person ka raportuar se persona të panjohur me forcë kishin depërtuar në shtëpinë e tij.

Nga aty kanë arritur të vjedhin: një sasi stoli ari në vlerë 2500 euro, një telefon celular si dhe një kasafortë në të cilën kishte pas dokumente personale, njofton policia.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.