Vitia, aksion për lirimin e hapësirave publike

16.11.2016 12:40:09

Në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike, Drejtoria e Inspekcionit në Viti po vazhdon punën në terren dhe në kuadër të kësaj, dje në Pozheran është liruar edhe hapësira para xhamisë së fshatit në Pozheran. Drejtori i Inspekcionit Skender Ahmeti, ka thënë se aksioni për lirimin e hapësirave publike, po realizohet me sukses dhe ka hasur në mirëkuptim nga ana e qytetarëve.

“Ne kemi dërguar vendimet pronarëve të lokaleve që ushtrojnë veprimtaritë në hapësirat  publike dhe ata po i përgjigjen pozitivisht vendimit tonë. Dje është bërë lirimin i hapësirës para xhamisë së fshatit në Pozheran, nga pronari Xhelal Zukat ë cilin e falënderojmë për bashkëpunim, pasi që me të marr vendimin nga ana jonë, ai e ka larguar nga aty barakën”, ka thënë Ahmeti.

Për këtë, ai tha se  është falënderuar edhe këshilli i Xhamisë, ndërkohë që do të vazhdohet me aksionin edhe në ditët në vijim.

Sipas Ahmetit, aksioni do të ndërmerret edhe në Kabash të mërkurën e ardhshme, për lirim të hapësirës para Kishës së këtij fshati, që do të thotë se po zbatohet me përpikëri ligji për lirimin e hapësirave edhe para objekteve të kultit.