Vizita e Bidenit, Policia e Kosovës merr notë pozitive!

18.08.2016 20:43:41

Vizita e zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden në Kosovë ka përfunduar pa asnjë incident. Me këtë rast, notë pozitive ka marrë edhe Policia e Kosovës, i cili po konsiderohet si njëri prej institucioneve më të shkëlqyera edhe nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

Gjatë vizitës së zëvendësit të Barak Obamës në Kosovë, forcat e PK-së ishin të angazhuar sipas planifikimeve operacionale të parapara për garantimin e rendit dhe sigurisë së përgjithshme, e në veçanti ka qenë e përkushtuar në ndërmarrjen e masave shtesë për siguri që parashihen për personalitete të larta.

Ekspertë e çështjeve të sigurisë kanë komplimentuar organet e rendit për punën dhe efikasitetin me rastin e vizitave të krerëve të lartë botërorë, duke përmendur këtu edhe ardhjen e Bidenit në Kosovë.

Analisti për çështje të sigurisë, Florian Qehaja ka thënë për “Indeksonline” se PK-ja po tregon se ka një strukturë mirë të organizuar, megjithatë, ai thotë se ka nevojë për përmirësim dhe reforma në këtë institucion.

“Konsideroj që ky është një indikator që Policia e Kosovës është e ndërtuar mbi baza të shëndosha dhe një strukturë e organizuara e cila ka kaluar testin dhe është ndër storjet e suksesit në vendin tonë. Performanca e Policisë nuk mundet me u mat vetëm në aspektin e ofrimit të mbrojtjes së afërm dhe organizimit të ofrimit  të sigurisë për personalitet e larta për arsye se performanca e policisë mbetet dhe në sigurinë në trafik, reagimi në turma, krimin e organizuar”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ai thotë se PK-ja duhet ta forcojë edhe më tutje komponentin e Njësisë Elite Speciale sidomos në funksion të njësitit të Helikopterëve. “Në përgjithësi mendoj se Policia, jo vetëm në rastin e Biden, por edhe në raste tjera ka treguar se është një organizëm i strukturuar, i organizuar, mirëpo ende duhet punë në funsiion të reformimit të këtij institucioni”, ka thënë Qehaja.

Kurse, eksperti tjetër i çështjeve të sigurisë, Avni Islami u shpreh se me rastin e vizitës së Bidenit në Kosovës, Policia, në veçanti Njësa Speciale tregoi se me profesionalizmin , disiplinën dhe vigjilencës  e saj është jo vetëm se është e rangut të lart dhe e vlerësuar por do te duhej te jetë shembull për rajonin.

“Biden e zgjodhi Kosovën si bujtinë për dy arsye, e para se ka besim ne popullin e Kosovës dhe e dyta për besueshmëri ne institucionet e sigurisë se vendit tone”, ka thënë ai.