Vizitë bizneseve të reja, përfituese të granteve për vetëpunësim

06.03.2017 16:36:48

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale i Qeverisë se Republikës së Kosovës Z. Arban Abrashi, vizitoi tri biznese te reja, Formon, JCoders Academy dhe Milingona, të cilat janë ndihmuar si pjesë e programit për vetëpunësim. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është bashkë-financues me organizatën HELP, në zbatimin e projektit të vetëpunësimit që nga 2015.

Deri më tani nga bashkëpunimi mes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe organizatës HELP,  janë ndarë më shumë se 500 grante për vetëpunësim në tërë Kosovën. Përfituesit prezantuan aktivitetet e tyre biznesore, sukseset dhe sfidat. Ata, po ashtu falënderuan ministrin për vizitën e tij.

Ministri Abrashi dhe përfituesit e granteve biseduan për mundësitë e vazhdimit të përkrahjes në funksion të zhvillimit  të mëtutjeshëm, përmes skemave të punësimit. Programi i përkrahjes së bizneseve të reja përmes granteve për vetëpunësim do të vazhdojë edhe këtë vit në komunat e Pejës, Novo Bërdes, Prizrenit dhe Vushtrrisë.