Vjedhin çanta në Prizren arrestohen 4 persona

16.08.2018 16:07:18
Policia rajonale e Prizrenit ka njoftuar se ka arrestuar katër persona, të cilët dyshohen se kanë grabitur çanta krahu, telefona e portofola.

Sipas njoftimit, të arrestuarit janë të mitur dhe kishin funksionuar si grup.

Më poshtë njoftimi i policisë:

Në dy raste të ndryshme, sot janë arrestuar katër persona, të gjithë në cilësi të dyshuarve për raste të grabitjeve. Rasti i parë ka të bëjë me të dyshuarin S. M. I cili ishte në arrati që nga data 19 maj dhe dyshohet se ka qenë i përfshirë në grabitje të armatosur që pati në ndodhur vonë në mbrëmje në fshatin Gjinoc.

Ndërkaq, sot është arrestuar nga Policia e Prizrenit një grup i të miturve prej tre të dyshuarve që kanë kryer grabitje në qytetin e Prizrenit. Ky grup është marrë me grabitjen e çantave të krahut, telefonave dhe portofolave. Gjatë bastisjes së shtëpive të këtij grupi, tek njëri prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një sasi e drogës e llojit marihuanë.

Hetuesit policorë po punojnë që të ndriçojnë edhe raste tjera që ka mundur t’i kryej ky grup. Pritet që prokurori i shtetit të merr vendim për procedim të rastit.