Vjedhja industriale e votave mund të bëhet në Qendrën kryesore në Fushë Kosovë!

09.06.2017 16:42:08

Nga Rexhep Kastrati

Prokuroria paska thënë se dënimet për çështjen e votës do të shkojnë deri në 5 vjet burg, duke e paraqitur këtë si masë ndëshkimore për ata që cenojnë votën. Në fakt, kështu është paralajmëruar vazhdimisht, dhe pos ndonjë fakiri që për pak para është përfshirë në manipulim me votat, nuk ka pasur ndonjë masë për të shqetësuar subjektet e njohura tashmë për manipulime të tilla, e në mënyrë të veçantë PDK dhe koalicioni aktual i territ.

Prokuroria dhe institucionet e tjera nuk sqaruan se çfarë do të ndodhë nëse diku rreth orës 14-16 do t’u jepet punëtorëve të Qendrës në Fushë Kosovë të dalin dhe të pushojnë pasi që janë lodhur, kurse në ndërkohë nga ndonjë kamion afër kësaj Qendre të merren kuti tjera që do të zëvendësonin ato që janë tashmë brenda. Ky është ai që quhet manipulim masiv me votat si dhe kjo ësht ajo që quhet vjedhje industriale e votave.

Nëse do të ketë raste të këtilla, atëherë kot që dënohen fakirët e shkretë që për pak para dhe nga zori ( ndoshta edhe nga frika), lejojnë, ose bëhen pjesë e manipulimeve dhe vjedhjeve, pasi që vjedhja industriale mund të ndodhë në Qendrën kryesore në Fushë Kosovë!