Vjen lajm i madh nga Messi

15.01.2017 10:50:16

Leo Messi do të vazhdojë kontratën e tij me Barcelonën

E përditshmja katalunase, Sport ka noftuar se Leo Messi ka vendosur që të qëndrojë në Barcelonë.

Ylli argjentinas, ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2018, por tashmë do ta vazhdojë qëndrimin e tij në Camp Nou.

Kujtojmë se gjatë kësaj periudhe kur Messi nuk kishte vendosur për të ardhmen, interesim për të kishin shprehur skuadrat e mëdha angleze dhe Inter.