Vjen reagimi i parë nga Shqipëria, Majko: Burrë shteti , sot jam me të. Të falenderoj komandant!

19.07.2019 17:31:01

Pandeli Majko: Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti. Ai kreu një akt që i bën nder Kosovës shtet që drejtohet nga shtetarë të cilët bëjnë dallimin e fatit personal me atë të sigurisë kombëtare.
Veprat e një njeriu vlejnë më shumë se dobësitë e tij.
Sot jam me Ramushin! Të falenderoj komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes.