Vjeshta ka shpirtin tënd/ poezi nga Agim Xheka

27.09.2019 12:08:41

Vjeshta ka shpirtin tend

Ishte vjeshtë…
O vjeshta ime
dhe ti i këndove vjeshtës…
e unë u dashurova me tri vjeshta.

Po ç’lidhje kishin vjeshtat me Ty.
Ti ishe aq e brishtë, aq e ëmbël
dhe buzëqeshje si një fëmij.
Ishe vjeshta më e bukur,më e njomë
që hyre brenda dimrit tim
dhe mi dha shpirtit shkëlqim të ri.

Atë vjeshtë e harrova stinën
mu ngulën në tru ca vargje vjesht
dhe të trija vjeshtat
u formëzuan vetëm tëk Ty.
Ti ja rrëmbeve pejzashet,bollëkun
dhe si të gjitha vjeshtat
lëshove rrënjë në zemër e më mbive në sy.

Ti u bëre labirinti i dashuris time,
o vjeshtë e ëmbël e hireplotë
o vjeshta ime e pranverë
vjeshta më e arrirë në botë.

…Ishte vjeshtë
o vjeshta ime që s’të putha dot…

Aldebaran.