Vjosa bashkonë krahët e Dardanisë !

26.08.2019 21:05:49

Urime Dardani Antike-Kosovë, Urime LDK, Urime Vjosa Osmani, Kryeministre n’ardhje e Republikës së Kosovës. Lajmi që gëzoj Kosovën, Shqipërinë, Shqiptarinë…! LDK-ja dhe lidershipi i saj, n’krye të misionit historik, n’përçim të amanetit të brezave për t’a bërë fakt ; lirinë e shqiptarëve dhe shtetin e Kosovës. Akademik Isa Mustafa, Kryetar i LDK-së dhe ish Kryeministër i Republikës së Kosovës, e trashegoj një LDK të ndarë në dysh, inferiore & të gjynjëzuar, po e sjell, aty ku e la Presidenti historik Rugova ; zonjë të rëndë, të respektuar dhe të dinjitetshme…! Kandidimi dhe aprovimi i Vjosës Kryeminstre, është kontribut i frymës dhe filozofisë Rugoviane, të kultivuar & promovuar n’LDK nga tre breza të art me kontribut enorm dhe t’jashzakonshëm për LDK-në & vendin. Vendimi i sotëm i LDK-së, historik ! LDK-ja , kishte një vistër kandidatësh me dije, guxim dhe vullnet për t’qeverisur Kosovën, por urtia e përzgjedhjës së Vjosës, konsisiton në faktin e afrimit, unifikimit dhe lidhjës për fitore, atribute të Vjosës që garantojnë suksesin padyshim. Tanimë n’LDK, pushon konkurenca, rivalitetet dhe hamendsimet për kandidatin e preferuar, dhe nga ai moment ; të gjithë si një, n’mbeshtetje të Vjosës, LDK-së dhe Kosovës. Vendimi i LDK-së është suprem dhe i padiskutueshëm. Vjosa është synonim i bashkimit të krahëve për fitore, dhe kjo fitore është e sigurt dhe e thellë. LDK-ja, subjekti ma i madh poltik n’vend ; ishte me GP ma t’madhin n’Parlamentin e Kosovës, me numrin ma t’madh të Komunave n’qeverisje, me numrin ma t’madh të asmablistëve, si e tillë, n’çdo koalicion parazgjedhor i takon posti i Kryeministrit, derisa pozitën e Kryeparlamentarit e ka përcaktuar Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, pra i takon ekskluzivisht subjektit ma t’madh parazgjedhor i cili rezulton fitues pas shopelljes zyrtare rezultatit të zgjedhje nga KQZ-ja. Albin Kurti dhe LVV-ja, duhet të tregojnë pjekuri politike dhe të akceptojnë faktin se LDK-ja është e madhe, e fortë dhe e fuqishme përballë oponentve dhe rivalëve politik, dhe si të tillë duhet respektuar në të drejtën e saj, konform besimit dhe mbeshtetjës nga Sovrani. Nese LVV-ja dhe Albin Kurti, e duan vendin ma shumë se sa partinë dhe pushtetin, kohë për të deshmuar është tani, dhe kjo arrihet vetëm kur pranojnë LDK-në si lidere n’formimin e Institucioneve që do pasojnë zgjedhjët, duke larguar përgjithmonë kapësit dhe shkatrruesit e shtetit. Momentumi është i jashtzakonshëm dhe nodshta edhe unikal dhe i paperseritshëm, andaj t’reflktohet dhe t’veprohet pa hile…!