Reagim: Vjosa Osmani a është analfabete-kriminele-shpifëse edhe zëdhënësja e Ambasadës Amerikane?

19.08.2016 17:17:53

Rexhep Kastrati

Kur më 17 gusht, në orën 22:14:15 postuam lajmin sipas të cilit Vjosa Osmanin me kompani e ka përjashtuar Ambasada Amerikane nga ceremonia me rastin e emërtimit të rrugës me emrin e të birit të zëvedëspresidentit amerikan, Xho Bjaden, Bo Bajden, e që ishte lajm ekskluziv, pati një reagim histerik nga ana e saj.

Me një fjalor rrugaçëror, larg fjalorit të një profesoreshe universiteti, Vjosa Osmani nuk la gjë pa thënë, dhe përdori edhe shprehjen analfabetë – kriminelë – servilë.

Natyrisht se unë mund ta konsideroja të mundshëm që burimet e fokusi.org të mos kenë qenë sa duhet të informuar, por që një Vjosa Omsani të bënte fjalë për analfabetë kriminelë servilë, ishte jashtëzakonisht e tepruar dhe e ulët për të në radhë të parë.

Vjosa Osmani do të duhej ta dinte se kur i jam kundërvënë krimit dhe shpifjeve, mund të ketë qenë një çupkë që nuk e kishte idenë për krimin dhe shpifjen.

Sa i përket servilizmit, mendoj se është vetë Vjosa Osmani që ia dedikon karrierën e saj president Sejdiut më pak, e kryeminstrit Mustafa më shumë, të cilët e privilegjuan më shumë se gjithë të tjerët.

Megjithatë e mora vetëm si shpërfaqje të primitivizmit të saj, të karakterit histerik dhe personalitetit jostabil. E kanë lëshuar nervat, mendova.

Vetëm dy ditë më vonë nga publikimi lajmit nga fokusi.org, dhe vetëm një ditë pas reagimit histerik të Vjosës,  zëdhënësja e Ambasadës Amerikane, J. Michelle Schohn, koha netit ia ka dhënë këtë përgjigje:

“Ne nuk mund të flasim për cilindo nga individët që nuk janë përfshirë në listën e mysafirëve. Sidoqoftë, Beau Biden ka qenë shumë i dashur në gjithë Kosovën dhe nuk është e tepruar të thuhet se mijëra njerëz do të dëshironin të marrin pjesë në përurimin e rrugës së emërtuar për nder të tij. Pra, Ambasada e SHBA-ve ka punuar me Qeverinë e Kosovës për të përpiluar një listë mysafirësh që do të ishte mostër përfaqësuese e shoqërisë së Kosovës”.

Nga kjo përgjigje, del se është Ambasada Amerikane ajo që ka punuar me Qeverinë e Kosovës për listën e të ftuarve, pra ka qenë në dorën e saj se kë të ftojë e kë jo.

Në këtë mënyrë, përfundimisht është sqaruar kjo çështje, e cila fitoi më shumë publicitet sesa që meritonte, pikërisht për shkak të mënyrës së reagimit të Vjosa Osmanit.

Pas sqarimit të kësaj çështjeje jo të rëndësishme, dua të besoj se Vjosa nuk do t’i serviloset Ambasadës Amerikane që të bëjë diçka që t’ia shpëtojë fytyrën, të cilën ajo vetë ia mori vetes së saj…

CaptureCapture