Vjosa Osmani del kundër Hotit: Qeveria varet nga Lista Serbe, votat ia siguroi Thaçi

03.06.2020 14:05:34

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur para mediave pas votimit të qeverisë Hoti.

Osmani para gazetarëve ka  kundërshtuar ashpër qeverinë e re, duke thënë se e njëjta varet nga votat e Listës Serbe, dhe se votat i janë siguruar nga presidenti Thaçi.

“Kjo qeveri varet nga votat e Listës Serbe. Votën e 61-të ia siguroi presidenti Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues, dhe kjo qeveri nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar . Familja ime politike asnjëherë nuk ka qenë as nuk do të jetë Hashim Thaçi. Familja ime politike janë qytetarët e Kosovës”, ka thënë ajo para mediave.

Osmani është pyetur nga gazetarët se a do të jetë ende kryetare e Kuvendit, mirëpo në të njëjtën nuk është përgjigjur, duke u larguar kështu nga hapësira rreth Kuvendit të Kosovës