Vjosa Osmani nuk shkon në mbledhje për zgjedhjen e kryeministrit të koalicioni LANA

23.04.2020 10:18:03

Lidhja Demokratike e Kosovës është mbledhur për të vendosur për kandidatin për kryeministër.

Tashmë ka kaluar një orë që prej kur ka filluar mbledhja e LDK-së, mirëpo aty nuk është parë “ Vjosa Osmani  e cila ishte kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti,

Para fillimit të mbledhjes u panë figurat kryesore të LDK-së, ndër ta edhe Agim Veliu, ish ministër i LDK-së që u shkarkua nga Kurti dhe vendimi i tij çoi edhe në rrëzimin e tij.

Megjithatë, nënkryetarja e partisë dhe kryeparlamenarja, Vjosa Osmani është deklaruar kundër një koalicioni me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe minoritetet.

Ditë më parë ajo madje ka deklaruar se ka disa herë që nuk janë duke i bërë ftesë në mbledhje të partisë.

Nga ana tjetër kreu i LDK-së, Isa Mustafa është i propozuari i parë i partisë me nominimin e të cilit janë dakorduar edhe strukturat.