Vjosa Osmani: Thaçi ta nënshkruaj vendimin për gjeneralen e parë grua në...

Vjosa Osmani: Thaçi ta nënshkruaj vendimin për gjeneralen e parë grua në FSK

22.03.2017 14:07:38

Deputetja nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se presidenti Hashim Thaçi do të duhej të nënshkruante vendimin për gjeneralin e parë grua në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

 Deputetja nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se presidenti Hashim Thaçi do të duhej të nënshkruante vendimin për gjeneralin e parë grua në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Osmani përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky vendim duhet të merret jo vetëm për shkak të gjithëpërfshirës dhe avancimit të të dy gjinive, por për shkak se jam e bindur që ka gra e vajza që në mënyrë të shkëlqyeshme kryejnë detyrat e tyre në FSK dhe kanë arritur që me meritat e punën e tyre ta nderojnë këtë uniformë.

Postimi i plotë:

Koha për një Gjenerale grua në FSK
Presidenti Thaçi paska thënë se sektori i sigurisë nuk është i plotë pa pasur të përfshirë edhe zërin e gruas dhe se ato që duhet të jenë kontribuese në arkitekturën e sigurisë. Për të shkuar përtej retorikës që e dēgjojmē çdo 8 mars apo në konferenca për tē drejtat e grave, Presidenti do të duhej, në përputhje me kompetencat e tij dhe rekomandimin e MFSK-së, të nëshkruante vendimin për gjeneralen e parë grua në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Natyrisht që ky vendim duhet të merret jo vetëm për shkak të gjithëpërfshirjes dhe avancimit të të dy gjinive, por për shkak se jam e bindur që ka gra e vajza që në mënyrë të shkëlqyeshme kryejnë detyrat e tyre në FSK dhe kanë arritur që me meritat e punën e tyre t’a nderojnë këtë uniformë. Fatkeqësisht, pikërisht pse janë gra u është mohuar ky avansim. E njëjta gjë duhet të vlejë edhe për sektorët e tjerë të sigurisë dhe inteligjencës./Telegrafi/