Vladimir Putin “dëshiron të udhëheq bisedimet për paqe izraelito-palestineze”

25.08.2016 15:26:02

Udhëheqësi rus i thotë presidentit egjiptian se ai dëshiron të intervenojë në negociata.

Vladimir Putin është i gatshëm dhe dëshiron të udhëheq bisedimet për paqe në zgjidhjen e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës, sipas presidentit të Egjiptit, shkruan The Independent. Presidenti Abdel-Fattahal-Sisi tha se udhëheqësi rus ka premtuar se do të intervenojë drejtpërdrejt në këtë krizë, dhe se do të udhëheq bisedimet mes Benjamin Netanjahu dhe Mahmoud Moscow në të ardhmen e afërt, me Al-Sisi gjithashtu të pranishëm.

“Putin më ka thënë se ai është i gatshëm të pranojë Abbas dhe Netanjahu, në Moskë për të vazhduar bisedimet për gjetjen e një zgjidhjeje”, Sisi i tha gazetës egjiptiane AlAharam.