VLADIMIR PUTIN: KËTA JANË FAJTORËT QË PO E NJOHIN KOSOVËN SI SHTET

19.10.2017 19:05:48

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka vënë fajin Bashkimit Evropian për njohjen e Kosovës si shtet. Madje Putin e ka krahasuar njohjen e Kosovës me situatën në Kataloni duke thënë se po lind një konflik i ri pas njohjes së Kosovës, shkruan Indeksonline.

“Bashkimi Evropian është fajtor për rritje të tendencave seperatiste në Evropë pasi që ka mbështetur shkëputjen e Kosovës nga Serbia. Standardet e dyfishta gjeopolitike paraqesin kërcënim për Evropën. Kështu tani është rasti edhe me Kataloninë. Veprime të tilla e bëjnë botën më të pasigurtë. Në vend të përparimit dhe demokracisë, ne shohim elemente radikale” ka thënë Putin në një debat në Soçi.