Vladimir Putin zyrtarisht do të rikandidojë për president

06.12.2017 17:04:24

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë të ditur që do të rikandidojë për t’u rizgjedhur në krye të shtetit rus, raporton AP.

Në një komunikatë të lëshuar të mërkurën, administrata e presidentit shumëvjeçar rus bëri të ditur që planifikon të rizgjidhet në këtë post, në zgjedhjet që do të mbahen më 18 mars në Rusi.

Sipas kompanive që merren me sondazhe, popullariteti i Putinit në Rusi është në masë të madhe, pasi 80 përqind të popullsisë ruse e duan atë dhe e miratojnë si lider të vendit.

Vladimir Putin ka qenë në krye të aparatit shtetëror rus në mënyrë efektive që prej vitit 2000. Ai kishte ardhur në pushtet pas dorëheqjes së Boris Yeltsin, kurse nga viti 2008 deri më 2012 kishte qenë kryeministër i vendit, para se të kthehej sërish në Presidencë