Vlera e shpenzimeve të varrimit është rritur në 200 euro për qytetarët e Prishtinës

06.02.2019 17:13:32

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se vlera e shpenzimeve të funeraleve për qytetarët e Prishtinës është rritur në 200 euro.

“Në mbledhjen e djeshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, me propozimin tonë ka kaluar ndryshimi i rregullores për shpenzimet e varrimit në Komunën tonë, duke e rritur vlerën në 200 euro”, ka njoftuar Ahmeti.

“Qe disa vite, Komuna e Prishtinës mbulon shpenzimet e varrimit për banorët e komunës duke subvencionuar direkt familjen. Prej tash vlera riimbursimit të shpenzimeve është rritur deri në 200 euro”, ka shtuar Ahmeti.