Vlerësimet ndërkombëtare për kryeministrin Mustafa/ Pika që s’u bie nga marazi atyre që e shohin fundin e tyre!

31.03.2017 14:50:21

Nga Rexhep Kastrati

Milaim Zeka në një nga ato foret e tij, paska thënë se edhe kryeministri Mustafa do të gjykohet nga Gjykata speciale! Edhe pse nuk dihet se a po flet si zëdhënës i Gjykatës speciale, si dëshmitar i fshehur apo edhe si i akuzuar i mundshëm, megjithatë duhet thënë se ndërlidhja e emrit të kryeministrit Mustafa me Gjykatën speciale është i stisur, është tendencioz dhe kuprohet edhe qëllimkeq jo vetëm ndaj tij, por edhe ndaj Kosovës dhe historisë së saj më të re. Është kështu për faktin se Gjykata speciale është themeluar mbi bazën e Raportit të Dick Marthy-t, në të cilin janë të paraqitur edhe emrat dhe mbiemrat e përveçëm që në çdo rasë dhe në secilin lakim, nuk kanë të bëjnë me emrin dhe mbiemrin e kryeministrit Mustafa. Edhe ligji për Gjykatën speciale, bën fjalë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, e që, po ashtu, nuk kanë të bëjnë fare me kryeministrin Mustafa, pasi që në asnjë rast nuk është ndërlidhur emri dhe mbiemri i tij me ndonjë krim  të këtillë.

Por janë dy arsye që e shtynë Mialim Zekën të bëjë këso farë ndërlidhjesh: 1. Mbështetja e madhe që kryeministri Mustafa ka pasur dhe ka nga aleatët tanë strategjikë, dhe; 2. përpjekja për të barazuar monpolizuesit e UÇK-së me FARK-un.

Në rastin e parë, duhet thënë se kryeministri Mustafa është personaliteti politik, lideri i Kosovës që ka pasur dhe vazhdon të ketë mbështetje të fortë ndërkombëtare, sidomos nga aelatët tanë strategjikë, gjatë qeverisjes së të cilit janë arritur shumë marrëveshje ndërkombëtare me shtete të veçanta dhe me organizata dhe institucione ndërkombëtare, janë realizuar takime dhe pritje madhështore në shtete të ndryshme, kurse ditëve të fundit, është theksuar shumë vlerësimi, pritja dhe trajtimi i shkëlqyeshëm që i është bërë edhe në grupin e Partive Popullore Evropiane. Pra, kryeministri Mustafa është parë, është konfirmuar dhe është dëshmuar të jetë lideri i Kosovës me të cilin ka punuar dhe po punon bashkësia nëdrkombëtare, të cilit i janë besuar procese të rëndësishme pëe vendin dhe po trajtohet si partneri i vetëm i bashkësisë ndërkombëtare, e në mënyrë të veçantë i aleatëve tanë strategjikë. Me këtë kanë dështuar të gjitha përpjekjet për ta devalvuar, për ta dobësuar dhe për ta paraqitur kryeministrin Mustafa një lider të dobët dhe të pafuqishëm për të shtyrë proceset e rëndësishme në vend, e që kanë qenë përpjekje të përbashkëta të të gjitha partive tjera, agjenturave kundërshqiptare dhe korpusit medietik të kontrolluar nga këta. Dhe derisa kryeministri Mustafa gëzon mbështetje të plotë dhe të fuqishme ndërkombëtare, që po refeltohet çdo ditë dhe në të gjitha rrethanat, dhe derisa e gjithë kjo po shpërfaqet edhe në mbështetjen për qeverisjen e vendit, e që u konfrimua edhe nga Hoyt Brian Yee, në anën tjetër, të tjerët kanë hallin si të bëjnë rrëmujë, si të destabilizojnë vendin dhe si të pengojnë me çdo mënyrë funksionalimzimin e Gjykatës speciale. Pra, derisa kryeministri Mustafa është parë dhe po shihet si partner i bashkësisë nëdrkombëtare për proceset e brendshme dhe rajonale, të tjerët po marrin mesazhe se po i pret gijotina e Gjykatës speciale, pra po marrin më qartësisht mesazhet e dhëna më parë nga Xhejms Rubin: fundin e tyre politik.

Në rastin e dytë, pra në rastin e përpjekjeve për barazimin e atyre që janë monopolizues të UÇK-së dhe FARK-ut, duhet thënë se janë të hershme dhe pjesë të pazareve të ndryshme, pasi që të aukzuar të mundshëm kanë kërkuar që të bëhet njëfarë barazimi dhe nëse merret dikush nga ta, të merret edhe dikush nga FARK-u. Dhe janë këto përpjekje të marra, pasi që ligji dhe drejtësia nuk bën këso farë specifikimesh, por bazohet në faktete konkrete që mund të rëndojnë mbi palët. Dhe frika se mos po i kap edhe ata, ka bërë që disa pjesëtarë të FARK-ut të kenë hezitime edhe rreth funksionalizimit të Gjykatës speciale, por edhe të përfshihen edhe në anagzhime të opozitës për ta çuar vendin në zgjedhje. Me përfshirjen edhe të emrit të kryeministrit Mustafa në spekulimet dhe në propagandën medietike dhe të luftës speciale kundër Qeverisë, kundër vetë kryeministrit Mustafa dhe kundër LDK-së, në fakt po synohet të bëhet një efekt psikologjik si te mbështetësit e Hashim Thaçit, të Kadri Veselit, të Ramush Haradinajt, të Fatmir Limajt, të Rexhep Selimit dhe të tjerëve si këta se ja: nuk po i marrin veç të tyre, por po i marrin edhe të LDK-së. Pra, nuk do të ketë rrëmujë vetëm brenda partive ku janë ata, por edhe me LDK-në. Kurse te mbështetësit e LDK-së po synohet të thyhet entuziazmi he krenaria kur kryetari i partisë që mbështesin, e që është kryeministër i vendit, përveç modelit qeverisës pozitiv, ka përkrahje të madhe ndërkombëtare, përkundër këtyre të tjerëve që janë tepër në zor të madh dhe po e shohin fundin e tyre të turpshëm. Përveç kësaj, me këtë spekulim, po synohet të ngirtet niveli i spekulimeve në nivele të larta shtetërore dhe partiake edhe në kontekstin socio-historik, pra edhe në inkriminimin e lëvzjes liri, pavarësi, demokraci, pjesë e të cilës ishte dhe është edhe kryeministri Mustafa.

Në kontekstin aktual, spekulimet e Milaim Zekës duhet të kuptohen si reflektim të shkëlqimit të pritjes madhështore, të vlerësimit të madh dhe të veçantë që pati kryeministri Mustafa në Kongresin e EPP-së dhe në Samitin e Liderëve të saj, e që ka tronditur tepër shumënëntokën e Kosovës, linjën e Tiranës/Kretës dhe atë udbasho-jugosllavokomuniste,  si dhe koprusin medietik që kontrollohet nga to. Kjo u vërejt edhe në faktin se dhe Jakup Krasniqi shkroi me dëshpërim për të dhjathën evropiane, nga marazi që i kishte rezervuar një vlerësim të lartë kryeministrit Mustafa. Prandaj, si ato që ka thënë Jakup Krasniqi, si ato që ka thënë Milaim Zeka, janë dëshmi se e kanë përjetuar rëndë gjithë këtë vlerësim përkryeministrin Mustafa, dhe pika që nuk u kishte rënë nga marazi. Aq më tepër kur gjithë ky vlerësim, gjithë kjo pritje madhështore për kryeministrin Mustafa u bë në kohën kur Hoyt Brian Yee në Prishtinë kishte sjellë mesazhe shumë të qarta, me të cilat kishte rrëzuar për tokë Hashim Thaçin dhe gjithë të tjerët si ai që kujtuan se mund të maniulojnë me çështjen e transformimit të FSK-së në FA, që mund të imponojnë zgjedhje për të penguar funksionalizimin e Gjykatës speciale, si dhe që ua kishte bërë të qartë se proceset e rëndësishme në Kosovë do të realizohen në baskërendim me SHBA-të dhe me bashkësinë ndërkombëtare. Natyrisht, ajo që u ka djegë më shumë: paralajmërimet për përgatitje për Gjykatën speciale.