Vlora Çitaku për zgjedhjet: Kosova shembullore

07.10.2019 12:35:28

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, ka thënë se zgjedhjet e djeshme parlamentare ishin shembullore.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se fushata ishte pa ndonjë incident, ndërsa votimi i qetë.

Postimi i plotë:

Kosova shembullore!

Fushatë pa asnjë incident serioz. Votim i qetë. Rezultatet dalin brenda pak orësh dhe pranohen pa eufori nga fituesit dhe pa dëshpërim nga humbësit!

Zemër e madhe je #Kosovë 🇽🇰👏