Vlora Dumoshi ia ka mundësuar Majlinda Kelmendit që ta priste zëvendëspresidentin amerikan Xho Bajden

16.08.2016 23:24:59

Ishte një moment shumë interesant dhe simbolik kur u pa xhudistja jonë e njohur, Majlinda Kelmendi që kishte dalë për ta pritur zëvendëspresidentin Xho Bajden.

Qarkulloi një informacion, sipas të cilit, ishte ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku që kishte mundësuar që Majlinda Kelmendi të ishte sonte në aeroport.

Në fakt, sipas protokolit shtetëror, ishte përcaktuar Vlora Dumoshi që të ishte pjesë e ekipit që do të prisnin zëvendëspresidentin amerikan, Xho Bajden dhe bashkëshorten  e tij, Xhill.

Megjithatë, Vlora Dumoshi, kishte hequr dorë nga mundësia për të pritur zëvendëspresidentin Xho Bajden, për t’ia dhënë këtë mundësi, xhudistes sonë të njohur, Majlinda Kelmendi.

Pra, Majlinda Kelmendin nuk e kishte sjellë në aeroport Vlora Çitaku, por këtë ia kishte mundësuar, Vlora Dumoshi, si gjest respekti, mbështetje dhe krenarie me këtë sportiste të njohur.