Vlorë, Një grua gjatë lindjes në maternitet,humbi jetën

11.08.2017 09:15:08

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin bregdetar të Vlorës ku një grua ka humbur jetën gjatë lindjes.

Burime nga policia bëjnë me dije se gruaja e moshës 35-vjeçare raportohet se ka humbur jetën në sallën e lindjes në maternitetin e Vlorës. Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë dhe zbardhjen e plotë të saj.

Sakaq, ka nisur hetimi edhe ndaj mjekëve të spitalit të Vlorës pasi dyshohet për mjekim të pa kujdesshëm. Gruaja 35-vjeçare vdiq gjatë lindjes natyrale, por fatmirësisht foshnja ka shpëtuar.