Vlorë/ Shiu i dendur përmbyt sërish qytetin, lagjet historike nën ujë

05.05.2019 09:43:56

Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë natës dhe në orët e para të ditës së sotme kanë bërë që qyteti i Vlorë për të disatën herë këtë pranverë, të zgjohet i përmbytur.

Në qytetin bregdetar reshjet kanë qenë me intensitet të lartë dhe kanë shkaktuar probleme në lëvizjen e mjeteve dhe udhëtarëve në disa lagje.

Si gjithmonë lagja “28 Nëntori”, zona e Skelës dhe lagja “Pavarësia janë të më të prekurat, pasi në këto momente ndodhen nën ujë.

Raportohet se reshjet e shiut vijojnë të jenë me intensitet të lartë.