Vlorë, të shtëna me armë zjarri në një lokal, një i plagosur

04.01.2017 23:21:54

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e mbrëmjes së sotme në qytetin e Vlorës. Sipas burimeve të pakonfirmuara akoma, mësohet se një person është plagosur në këmbë kashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë gjykatës, ku dyshohet se bëhet fjalë për një atentat.

Nuk bëhet me dije identiteti i të plagosurit, por mësohet se një person ka qëlluar në drejtim të një lokali ku ndodheshin disa persona. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.