Vlorë, transportuesi i drogës i shpëton ndjekjes së policisë, braktis mjetin

28.09.2016 10:30:26

Gjatë 24 orëve të fundit, në zbatim të planit të masave kundër paligjshmërie të ndryshme për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike ka zhvilluar një aksion të përbashkët nëpërmjet pikave të kontrollit të ngritura në të gjithë qarkun.

Nga ky aksion janë sekuestruar nga policia 215 kilogram lëndë narkotike, e dyshuar e llojit  hashash. Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në Vlorë automjeti tip “BMV-X5” dyshohej se po transportonte lëndë narkotike, menjëherë janë vënë në ndjekje të këtij automjeti.

Drejtuesi i mjetit kur ka parë se po ndiqej nga policia ka rritur shpejtësinë dhe në një rrugë rurale pranë fshatit Sherisht ka braktisur automjetin së bashku me lëndën narkotike dhe duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia  në brendësi të automjetit, janë gjetur 13 pako të mëdha të mbështjella me letër natriban me peshë totale prej 215 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar  kanabis sativa.

Policia ka shpallur në kërkim autorin, për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij. Po punon për  kapjen e tij si dhe të bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.