Vogëlushi trevjeçar ngjitet mureve sikur të ishte “njeriu merimangë” (Foto/Video)

31.03.2017 21:26:52

Një djalë i vogël i pasionuar pas gjimnastikës është bërë hit në internet me një video të publikuar, në të cilën shihet duke u ngjitur nëpër mur sikur të ishte “njeriu merimangë”.

Arat Hosseini trevjeçar, është filmuar duke u ngjitur me këmbë nëpër mur, duke sfiduar gravitetin dhe duke habitur bashkëkombësit e tij në Iran, transmeton Telegrafi.

Ai në video shihet duke u ngjitur nëpër murin e dhomës së tij, duke mos përdorur kurrfarë litari që do ta ndihmonte në “misionin” e tij.

Talenti i tij për gjimnastikë ishte zbuluar gjatë një spektakli televiziv, ku bëri disa salto që bashkëmoshatarit e tij kurrë nuk do të mund t’i bënin pa u rrëzuar apo lënduar gjatë tentimit.