Vogëlushja astronaute

19.04.2019 10:09:30

Nga Luan Kalana
…bota e çuditshme kureshtare e fëmijve
Është e padëgjueshme dhe e pabesueshme për ne brezin e vjetër, të dëgjosh sot, dëshirat e fëmijve, qe “linden me Universitet” -thotë populli,pa i rënë mire bebelinat, dhe pa bëlbëzaur fjalën e parë, shikojnë e lozin me lodrat elektronike në internet, tablet, celular me video, në youtube, kur ne të riturit mezi i përdorim më vështirësi.
“Do bëhen astronaute ,do shkoj te takoj Hënën-përemend gjithmonë mbeska jonë e vogël,pa mbushur ende katër vjec.”
Ajo e ka idhul Hënën ,qysh e vogel ,e shikonte natën Hënën, në qiell kur ecnim ,apo dhe nga dritarja e makines .I ati i ka blere dhe dyllbi i mban varur në qafe ,si ndonjë e madhe ka dhe një lodër teleskop, qe shikon Hënë dhe yjet. Te gjithe fëmijët e vegjel në këtë moshe apo dhe kur jane të vegjel në shkollë, kanë ëndera e dëshira të shumta, por kjo ender e mbeskes të vockel, na duket e cuditshe për ta besuar.
Duke ecur një ditë, në muzg, anes liqeneve tone, ketu ne lagje, na befasoi duke thirur me gezim, disa here:
-Shikoni, shikoni..ka rënë hena në liqen.!
Ne sikur nuk e besuam e nuk ja vumë veshin. Ajo përsërist  duke treguar më gisht në drejtim të ujit të liqenit.
Kishte të drejtë. Hëna qe shndriste ne qiellin kaltërosh pa u erresuar, si ndonje top bore, reflektonte me një imazh vezullues, ne pasqyrene liqenit e dukej sikur notonte si ndonjë top llastiku. Pamje fantastike reale, jo imagjinare. U manhiten më këtë mrekulli të natyrës.
“Ngado që shkoj unë-na thotë neve austronautja e vogël, më mburje feminore-Hëna më shikon mua, ja unë e dalloj, ajo flet më mua, ja shikoj sytë, vetullat, gojën dhe flockat mbi balle”.
U larguam duke ecur, duke pare nga pas foton-imazh, të natyres ndersa vogelushja me enderren imagjinare te saj, për tu bërë astronaute, nuk ia ndante sytë Hënës ,njëhere më kokën lartë shikonte nga qielli, njëhere poshtë, Henen në liqen qe notonte.
Le të shpresojmë për dëshirën e saj ,më seriozitet  e pasion feminor ,se kur të ritet astronautja vogelushe do të shkojë të takojë jo Hënën, por ndonjë planet tjetër,se këto dy vjet,po përgarit e do shkojë në Hene, gruaja e parë amerikane, sipas njoftimit te NASA.