Vonohet seanca e Kuvendit, Grupet parlamentare mbajnë mbledhje

27.10.2016 11:09:49

Ende nuk ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës e cila ishte paraparë që të nis në ora 10:00. Vonimi i seancës po ndodh pasi Grupet parlamentare janë duke diskutuar paraprakisht në lidhje me temën e seancës, e që ka të bëjë me vlerat e luftës.

Seanca e jashtëzakonshme vjen si rrjedhojë e situatës së krijuar pas dënimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së në rastin “Drenica”.