Vota e Kosovës pro dr. Kim për një mandat të dytë në krye të BB-së

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, u është bashkar ministrave të tjerë të Financave të shteteve anëtare të Bankës Botërore, ku pritet të zgjedhet presidenti i kësaj banke. Nga atje, ministri Hoti bën publik qëndrimin dhe votën pro presidentit aktual dr. Kim, i cili kërkon edhe një mandat në krye të kësaj Banke. Arsyeja për këtë votë, sipas ministrit Hoti ka të bëjë me faktin se gjatë madantit të dr. Kim, portfolio e kësaj Banke në Kosove është duke u rritur. Minstri Hoti thotë se vitin e ardhshëm pritet që nga kjo Bankë do të ketë rreth 56 milionë mbështetje për projekte të dnryshme.

“Nga Komiteti per Zhvillim i Bankes Boterore, me Ministrat e Financave te mbare botes. Presidenti i Bankes Boterore, Dr. Kim, i adresohet ketij komiteti pasi zgjedhet edhe per nje mandat tjeter ne krye te Bankes Boterore.
Kosova e ka perkrahur ate per mandatin e dyte, pasi nen udheqjen e tij portfolio e Bankes Boterore ne Kosove eshte duke u rritur vazhdimisht. Ne vitin e ardhshem presim te marrim perkahje ne projekte te ndryshme deri ne 56 mil dollare, perfshire ketu projektin e ujitjes se Radoniqit, projektin e Iber-Lepencit dhe projekte te tjera.” – thotë minstri Hoti në një postim.