Vota Juaj vendos: A po ia ktheni Kosovës pasuritë e saj të uzurpuara – apo po ia dhuroni me Tapi – Shtabit të Milionerëve!?

04.06.2017 12:48:55
Për Media e Qytetarë
Shkruan: Bardhyl Meta
Miq, dashamirë dhe qytetarë të vendit – më poshtë, gjeni disa shpalime e dilema të sinqerta, rreth votimit me 11 Qershor. E konsiderojë të rëndësishme, që qysh sot, t’i ndajë këtu me Ju disa dilema që nga këndvështrimi im, ndërrojnë krejtësisht fatet e vendit.
***
Siç e dini – Shtabi i Milionerëve, janë bashkuar 5 minutat e fundit para mesnatës – dhe kanë formuar Koalicionin PDK-AAK-NISMA, apo siç po quhet edhe “Koalicioni territ e frikës” apo, “Koalicioni Prontos me Mollotovin e Gasin Lotsjellës” – i cili koalicion – po kërkon që qytetarët e vendit, me 11 Qershor, përmes Votës së tyre – t’Ja u japin në fakt – Tapitë e Kosovës, tapitë e pasurive të saj, e tapitë e fatëve të vendit!?
A ka gjasa, që ky shtab, t’a merr në dorë Qeverisjen vendit, tapitë e pasurive të Kosovës…, dhe fatin e vendit?
Nga këndvështrimi im, Po! Edhe matematikisht Po – kanë gjasa shumë të mëdha!
Në anën tjetër: Sa janë gjasat që të humb ky Koalicioni i territ e frikës dhe ky Shtab i Milionerëve – dhe çka mund e duhet të bëhet, që Kosova të mos qeveriset edhe njëherë nga simotra, e asaj që njihet si, “Qeveria e Përkohshme” e pasluftës?
Çfarë duhet të bëjnë qytetarët e Kosovës që me 11 Qershor – Kosova të merr vizën për Europë – kurse Shtabi Milionerëve – t’shkojë, kush në opozitë, kush n’shpi, e kush n’Dyz…!?
Këto, që shtrova më lartë, janë çështjet e që duhet ti shoshitim bashkë, në 5 – 6 ditët në vijim: çoftë këtu në facebook, në studiot televizive, por edhe në tubime e takime me qytetarë…
Sa për hyrje, t’i them dy a tri fjalë, mbi vrojtimet e mia:
1. Koalicioni PDK-AAK-Nisma, respektivisht Shtabi i Milionerëve, me 11 Qershor 2017 – po kërkon që Ju, qytetarë të nderuar, t’ja jepni Komandantëve Milionerë – Tapitë e krejt Kosovës, pra, edhe ato pak pasuri që kanë mbet pa u uzurpuar e përvetësuar – me letra apo pa letra, me pare të pista apo edhe pa to!
2. Qeveria e PDK-AAK-Nismas, do të jetë si ajo Qeveria e Përkohshme e pasluftës – por kjo e 2017-ës, do të jetë me 5-së apo 6-të Kryeministra, secili i plotfuqishëm, njëfarë Shtabi i Kryeministrave, secili me vule të vetën që përkthen e shkruan Tapi!?
S’do të kemi një Kryeministër – por disa, si te ai skeqi i Stupcave, kur ndahej pasuria!?
Cilët do të jenë Kryeministrat, nëse votohet ky koalicion: 1. Kadri Vesilin; 2. Ramush Haradinajn; 3 Fatmir Limajn; 4 Jakup Krasniqin, 5. Xhabir Zharkun (që po u bashkohet nga egzili n’Suedisë) apo ndonjë Xhabir tjetër…, dhe 6. ndonjë Naçalnik i Listës Serbe, që u duhet për Matematikën e numrave, sikur edhe “përkthime” Tapish që kanë mbet, matanë kufirit n’Serbi…
3. Me këtë Qeveri, PDK-AAK-Nisma, respektivisht me ketë Shtab të Milionerëve e Shtab të Kryeministrave në krye te vendit: Liberalizim të Vizave, s’do të kemi kurrë – e as atëherë!
4. Edhe një herë dilema: A ka gjasa, që ky shtab, t’a merr Qeverisjen e vendit?
– Matematikisht, Po! Ngase, nëse i mbledhim bashkë, votat që këto subjekte i mblodhën ndaras në vitin 2014 – pra, PDK, AAK dhe Nisma – në zgjedhjet e fundit – atëherë ky koalicion, duhet t’ua them krejt hapur, është në epërsi të madhe, dhe i fitojnë zgjedhjet…
5. A mund të humbin me votë, PDK-AAK-Nisma, respektivisht – Shtabi i Milionerëve…?
Po!?
Natyrisht se mund të humbin. Biles mund të humbin shumë thellë: Por për këtë, duhet të zgjohet Kosova, duhet t’a dinë të gjithë – se pa votën e çdo njërit prej jush, pa votën e çdo qytetari – që s’duron më të udhëhiqet nga mentaliteti uzurpues dhe përvetësues Kosova shkonë përsëri në theqafje, dhe izolimin e getoizimin total.
Pra, kërkohet nga veprimtaret dhe misionarët e një Kosovë Europiane – të trokitet në çdo shtëpi, të bisedohet hapur e pa teoretizime dhe dorëza – në mënyrë që çdo votues – të përcaktohet në mendje e në shpirt, dhe ta thotë me zë dhe me Votë – se është kundër krimit e korrupsionit dhe është kundër që të na udhëheqin të paditurit, që vjedhin e keqpërdorin edhe shtëpinë e vet…
Kërkohet një mobilizim total qytetarëve të vendit, pa marr parasysh perkatesine e deri djeshme partiake – një mobilizim për një Kosovë më të mirë, më të drejtë, më të dinjitetshme: Përndryshe, e bajshim me shnet qeverisjen autokrate, një lloj erdoganizmi, regresin, terrin, izolimin e getoizimin total të vendit!
6. Qytetarët, mediat e elitat dhe intelektualet që sot poheshtin – duhet t’a dinë se s’ka më pastaj pas zgjedhjeve: bël’bël’bël.. e kuku, etj, etj, se si na mbytën hajnat e s’di çfarë kopallah tjera…! Nëse s’mobilizohen të gjithë për të mirën e vendit, atëherë, pas 11 Qershorit, keni drejtë me thanë vetëm, peçe -lepe, apo siç asht tash trendi: “Pronto shef e Komandant – çka mund të bëjë për Ju Boss…”, “si mund t’Ju sherbejë”, “e çfarë nevoja keni…”!?
7. Dhe, fatkeqësisht, ka edhe një problem tjetër, dhe edhe një kurth, në votimin e 11 Qershorit: Shtabi Milionerëve dhe Kryeministrave me tapi e pa to – s’ka lanë gjë pa bërë, që VV-ja mos të hy në koalicion me LDK – në këtë herë!
Pse kjo? Paj, në mënyrë që qytetarët të hutohen, që Vota – anti krim e korrupsion – Vota anti Shtab i Milionerëve, e vota pro-Europiane, të shpërndahet gjithkah, e të mos i shkojë Koalicionit të duarve të pastërta – Koalicionit të Shpresës e Besës, “Koalicionit LDK-AAK-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi” – i cili ka dalë para qytetareve me një Listë personalitetesh që gëzojnë autoritet shumë të madh, me personalitete që kanë përgatitjen me të mirë shkollore e akademike, me Gra e Burra që pa asnjë përjashtim, janë faqebardhë karshi Zotit, karshi Vendit e karshi Ligjit!
Prandaj, të dashur qytetarë të Kosovës,
Zgjedhjet e 11 Qershorit, duhet t’i kuptoni si Referendum, ku Ju nëse:
A.) Votoni për “LDK-AAK-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi”, atëherë, Ju, keni vepruar e ndihmuar drejtëpërsëdrejti që pasuritë dhe tapitë e pasurive të uzurpuara të Kosovës – t’ia ktheni qytetarëve të vendit dhe vet-vetes, familjes suaj dhe fëmijëve e gjeneratave që vijnë;
Ndërkaq, nëse,
B.) votoni PDK-AAK-NISMA, Ju – keni vendos që t’ia dhuroni Shtabit të Milionerëve – edhe ato pak pasuri të Kosovës që kanë mbet pa u uzurpuar deri sot…
P.S. Pra fatkeqësisht, edhe vota për VV, është votë që ia zgjatë jetën klanit “Pronto” të Qeverisë përkohshme dhe Shtabit të Milionerëve, dhe kjo ngjanë – me apo pa vetëdijen e VV-istëve – por gjithsesi me vetëdijen tuaj, ngase të gjithë e dijmë, se VV me 95’000 vota, s’mund ta mund Shtabin e Milionerëve, pa marr parasysh dëshirën!
Votoni gjithsesi, Ju lutem, dhe aman – Votoni me mend!
Bardhyl Meta, nr. 25
Lidhja Demokratike e Kosovës – AKR – Alternativa